Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ishte striptisja nga Uashingtoni ajo që bëri për vete diplomatin shqiptar

2017/11/03 at 3:55 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
A ishte striptisja nga Uashingtoni ajo që bëri për vete diplomatin shqiptar

Një grua mjaft e edukuar dhe brilante në bisedë. Ishte ndër artistet më të paguara të këtij zanati dhe fitonte deri në një mijë dollarë në javë. A ishte Ann Corio dashuria e vërtetë e Faik Konicës? Kush ishte balerina që kalonte mbrëmjet me diplomatin shqiptar? A ishte kjo gruaja që dashuroi Konica kur ishte ambasador në Uashington?


Në një video të shpërndarë nga Botimet UET PRESS, në bashkëbisedim me Alda Bardhylin, Ilir Ikonomi e quan këtë raport më shumë thashetheme gazetash.

“Ndoshta të vërtetën nuk do ta mësojë askush sepse këto janë si të thuash thashetheme gazetash në shtypin e Uashingtonit. Gazetat flisnin shumë për marrëdhënien e Faik Konicës, me zonjën Ann Corio që ishte një striptiste në Uashington. Gazetat rendin shumë pas sensacioneve. Konica në vitin 1938 bën një deklaratë për agjencinë e lajmeve Associated Press ku thotë se unë nuk kam asnjë gjë me Ann Korio dhe ajo është shumë e martuar, në kuptimin që ajo është e martuar dhe unë skam të bëj fare me të”.

Në fakt më shumë se raport erotik, raporti i tyre ka qenë një raport i mendjes apo jo? Çdokush mund të binte në dashuri me një burrë si Konica? 

Për fat të keq unë nuk isha atje, nuk mund ta di me saktësi. Unë kam gjurmuar gazetat e kohës dhe jam përpjekur të gjej çdo gjë ka pasur të bëjë me Faik Konicën në vitet kur ai ishte ambasador i mbretit Ahmet Zogut në Uashington.

Është folur për një raport delikat mes Ahmet Zogut dhe Faik Konicës. Në librin e tij të fundit gazetari Alfred Peza thotë se shkak për këto marrëdhënie kaq delikate ishte një grua. Ajo ishte Sara Blloshmi.

Unë kam prirjen për të kërkuar dokumente nëpër arkiva dhe nuk kam gjetur ndonjë dokument që të flasë për këtë gjë. N.q.s. e gjej atë dhe kur ta gjej atëherë do ta komentoj këtë, por deri tani nuk kam dëgjuar.

Pse gati pas një shekulli shqiptarët duan ende ta lexojnë Konicën?

Është interesante, shqiptarët janë kaq të tërhequr pas Faik Konicës dhe duhet të ketë diçka që i bën ata kuriozë për Faik Konicën. Unë mendoj se njëra nga arsyet është se Faik Konica vinte në pah të metat e shqiptarëve. Ju e dini shqiptarët shpesh kur flasin me njëri-tjetrin shajnë veten e tyre. Për shembull ne jemi kështu ne jemi ashtu ose mallkojnë veten që janë kështu ose janë ashtu dhe Faik Konica këtë kishte. Ai gjente të metat e shqiptarëve që ishin të spikatura dhe ua thoshte hapur atyre, por kjo si të thuash si ajo dëshira e babait ose nënës për fëmijën që kane ndrojtje t’ia thonë të vërtetat ne sy fëmijës për ta përmirësuar atë dhe sigurisht që natyra e Faik Konicës ishte e sertë, por në fund të fundit qëllimi i tij ishte që shqiptaret të përmirësoheshin .

LIDHJA ME ANN CORIO?

Në fillim të vitit 1938 Faiku ishte parë të takohej me aktoren e famshme të striptizës, 29-vjeçaren Ann Corio (An Korio), dhe menjëherë u hap fjala se ai kishte ndërmend të lidhte kurorë me të. Corio ishte një nga 12 fëmijët e një çifti emigrantësh italianë dhe ishte bërë e njohur me shfaqjet e saj në varietenë e tipit burlesque që përfshinte parodi si dhe një dozë të mirë striptize.

Në Amerikën e kohës, striptizmi ishte pjesa më e rëndësishme e kësaj varieteje të përshtatur për një audiencë mashkullore. Në Uashington, teatri, në hyrje të të cilit ndriçonin dy fjalët e shkruara me neon Burlesque Burlesque ndodhej në Rrugën Nëntë. Këtu atmosfera ishte krejt e ndryshme nga rrugët e tjera aty pranë që mbizotëroheshin nga dyqanet Garfinkel dhe Hecht’s. Faiku ishte ndër frekuentuesit e teatrit, siç kuptojmë nga ky paragraf i marrë nga një gazetë e kohës: “Pak përfaqësues të huaj ia kalojnë Faik Konicës për nga popullariteti në qarqet shoqërore, mes politikanëve dhe shtypit. Ai është një kombinim i rrallë i mikpritësit të shkëlqyer, dijetarit, linguistit dhe playboy-it. Në netët e dimrit, kur detyra diplomatike e lejon, ai ulet në radhën e parë të teatrit burlesque të kryeqytetit.

Njëra nga të preferuarat e tij është Ann Corio, kërcimtarja e striptit”. Corio ishte vajzë inteligjente. E kishte mbaruar shkollën e artit me një diplomë Magna Cum Laude dhe në rrethet shoqërore përshkruhej si mjaft e edukuar dhe brilante në bisedë. Ishte ndër artistet më të paguara të këtij zanati dhe fitonte deri në një mijë dollarë në javë. Corio ishte martuar me Emmet Callahan, pronar i disa teatrove. Faiku nuk e mohonte se e kishte ftuar Ann Corion disa herë për çaj. Shtytja mund të ketë qenë kurioziteti për bukuroshen e striptit dhe përgjithësisht tërheqja e Faikut drejt çdo lloj arti. Corio mund të ketë qenë po aq e tërhequr nga erudicioni i këtij njeriu që nuk ngjante me askënd tjetër në trupin diplomatik.

Por, meqenëse zërat kishin marrë dhënë, ai u detyrua të bënte këtë përgënjeshtrim publik mbrëmjen e 11 janarit 1938: “Ministrin e Shqipërisë e argëton së tepërmi cektësia e disa gazetarëve amerikanë, të cilët kanë arritur në përfundimin se ai ka rënë në dashuri dhe ka ndërmend të martohet me sharmanten Ann Corio, megjithëse ajo është mjaft e martuar. Përveç konsideratave të tjera, është fakt shumë i njohur se ligji i vendit ua ndalon diplomatëve shqiptarë të martohen me shtetase të huaja”. Gazetat aq prisnin. Ëashington Post-i e botoi menjëherë deklaratën e Faikut bashkë me foton e tij dhe të Ann Corios përbri. Shumë të tjera reaguan me qesëndi. John O’Rehn i gazetës The Sun, shkruante: “Askush nuk i përdor më me dinjitet deklaratat formale se sa Faik Konica, ministri shqiptar në Shtetet e Bashkuara… Por nuk besoj se ministrin e argëtuan këto zëra, prandaj mendoj se deklarata e tij na zbuloi një Faik mjaft diplomatik.”

Corio shihej nga disa si gruaja më e bukur e botës, prandaj çdo burrë që shoqërohej me të nuk i shpëtonte dot syrit vigjilent të reporterëve. Pak kohë pas deklaratës së Faikut ajo u nda nga burri pastaj u bashkuan. Gazetat e njoftuan lajmin pa harruar të shtonin “atë historinë me diplomatin shqiptar”.

Lajmin e botoi edhe Dielli i Gurrazezit dhe në përkthim ndihej një nëntekst i qartë qesëndie. Për një farë kohe, emri i Faikut do të shtohej si bisht në çdo histori që kishte lidhje me mbretëreshën amerikane të striptit, pa çka se e gjithë kjo mund të ishte një sajesë e shtypit të etur për sensacione.

Këto dhe të tjera të fshehtat e jetës Amerikane të një shqiptari të madh në librin “Faik Konica; Jeta në Uashington” nga Ilir Ikonomi.



Ju sugjerojmë

Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Zbardhen temat që trajtohen
Aktualitet

Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Zbardhen temat që trajtohen

15 Maj, 2025 9:21 am
Zgjedhjet 2025/ Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021
Kryesore

Zgjedhjet 2025/ Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

15 Maj, 2025 9:04 am
Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50
Kryesore

Vijon numërimi i votave preferenciale dhe diasporës, PS kryeson me 83 mandate, PD 50

15 Maj, 2025 8:52 am
Samiti i Komunitetit Politik Europian, akset rrugore që bllokohen ditën e sotme
Aktualitet

Samiti i Komunitetit Politik Europian, akset rrugore që bllokohen ditën e sotme

15 Maj, 2025 8:46 am
Rama: Falenderimi kurrë s’mjafton për privilegjin e gjithë këtij besimi
Aktualitet

Rama: Falenderimi kurrë s’mjafton për privilegjin e gjithë këtij besimi

15 Maj, 2025 8:29 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 15 Maj 2025

15 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 15 maj 2025

15 Maj, 2025 8:13 am
Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
Para
Princ William del bllof me fjalimin e tij të fundit

Princ William del bllof me fjalimin e tij të fundit

Alarmi për bombë/ Shtohen masat e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë

Alarmi për bombë/ Shtohen masat e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë

By pass i Fierit/Punëtorët në protestë: S’ka punime pa na shlyer borxhet

By pass i Fierit/Punëtorët në protestë: S'ka punime pa na shlyer borxhet
















TE FUNDIT

Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Zbardhen temat që trajtohen

Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Zbardhen temat që trajtohen
15 Maj, 2025

Shqipëria është mikpritësja e Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, që mbahet më 16 maj në Sheshin Skënderbej në...

Lexo më shumë

Zgjedhjet 2025/ Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

Zgjedhjet 2025/ Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021
15 Maj, 2025

Zgjedhjet parlamentare të majit 2025 treguan se numri i votuesve brenda vendit u reduktua me 200 mijë persona në krahasim...

Lexo më shumë

Vijon numërimi i votave preferenciale dhe diasporës, PS kryeson me 83 mandate, PD 50

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50
15 Maj, 2025

Vijon ende numërimi i votave të diasporës, si dhe votave për kandidatët për deputetë në ato bashki ku nuk ka...

Lexo më shumë

Samiti i Komunitetit Politik Europian, akset rrugore që bllokohen ditën e sotme

Samiti i Komunitetit Politik Europian, akset rrugore që bllokohen ditën e sotme
15 Maj, 2025

Policia ka njoftuar planin e masave për mbarëvajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Europian. Blutë kanë bllokuar disa akse rrugore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com