Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako këtë të enjte në Opinion ka folur për përgjimet e reja të publikuara nga gazeta gjermane Bild.
I pyetur direkt nga drejtuesi i emisionit a ia hap kryeministri Edi Rama telefonin, pas këtyre përgjimeve Dako tha: Diversionet e zotit Berisha nuk kanë të sosur. Askush nuk ma ka mbyllur, telefoni im gjithmonë ka qenë i hapur. Askush nuk është shqetësuar nga këto përgjime…
Drejtuesi i emisionit Opinion, i vendosi videon kur Dako në emisionin e parë deklaronte se ishte akullore.
Blendi Fevziu: Akullorja shkriu me duket?
Vangjush Dako: Pse cfarë ka ndodhur?/ Opinion.al