Aktori Sean Penn është shprehur se nuk është penduar aspak për vizitën dhe më pas intervistën e tij klandestine me baronin meksikan të drogës, Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, ndërkohë që dje janë publikuar foto ekskluzive të momentit kur aktori amerikan mbërrin në vend, të marra nga agjentët sekretë meksikanë.Në një intervistë të shkurtër me ‘The Associated Press’, Penn u pyet lidhur me fotot e publikuara në mediat meksikane ditën e hënë, ku duket aktori hollivudian së bashku me aktoren Kate Del Castillo, e cila besohet se ka qenë ndërmjetësuesja e këtij takimi të pazakontë.“Nuk kam asgjë për të fshehur”, mësohet të jetë shprehur aktori. Guzman u kap të premten e shkuar, 3 muaj pas takimit me Penn më 2 tetor në xhunglën meksikane dhe 6 muaj pas arratisë së dytë nga burgu i sigurisë së lartë.