Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Tonight Ilva Tare, veç të tjerash ka folur edhe për shkarkimin e Ministrit Tahiri, gjë të cilën e përmendi edhe ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në deklaratën e tij të fundit. Ku sipas Manjanit, Ramës i është kërkuar shkarkimi i Tahirit. Por ja si u përgjigj kryeministri për këtë.
A ju kanë kërkuar të shkarkoni ministrin Tahiri?
Edi Rama: Unë jam kryeministri dhe nuk marr këshilla e urdhra nga asnjë partner ndërkombëtar. Askush nuk më ka kërkuar asgjë për ministrin e Brendshëm në funksion negative.