Pas replikave në distancë mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt mbi diskutimet në Samitin e Berlinit, ka folur edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj. Gjatë emisionit “Open” ai ka konfirmuar versionin e kryeministrit Edi Rama duke thënë se ishte kërkuar pezullim i taksës ndaj Serbisë dhe jo heqje e saj. Cakaj ka thënë gjithashtu se diskutimet ishin informale.
“Çfarë ka thënë Rama në sqarimin e tij është 100% e vërtetë. Në Berlin nuk ka pasur kërkesë për heqje të taksës, por pezullim të taksës. Pezullimi është diskutuar në kushte të veçanta. 4-6 muaj të hiqet për t’i dhënë shans fillimit të dialogut. Kjo kërkesë nuk është shtruar zyrtarisht madje. Ishte këmbim informal pikëpamjesh. Gjykimi për taksën është bërë në sesionin informal së pari, dhe e dyta bëhej fjalë për pezullim të taksës, jo heqje”, ka thënë Gent Cakaj./Opinion.al