Të përndjekurit politikë kanë zgjedhur tia urojnë në një mënyrë të veçantë Krishtlindjet, kryeministrit Rama
Ata i kanë përgatitur një kartolinë,e cila sipas tyre ka një vizatim të Edi Ramës të përgatitur në vitin 1983, me titull ‘Vigjilenca’, i cili është publikuar në organin politikoletrar të Ministrisë së Brendshme “Në shërbim të popullit”.
“Kjo është kartolina që i dërgojmë kryeministrit Edi Rama. Kjo tregon se çfarë mendësie ka kryeministri i shqiptarëve sot”, shprehet Besim Ndregjoni për Balkanëeb.
Kartolinë ku vajza në vizatim personifikon vigjilencën e partisë, ndërsa tjetri i ulur në stol është armiku i partisë.