Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A është Rama serioz për ekonominë?!

2016/05/03 at 1:04 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A është Rama serioz për ekonominë?!

Nga Besart KADIA


Për tre vjet tashmë, Kryeministri Rama është trembur nga shifrat, faktet dhe çdo argument i ekonomistëve për ekonominë, duke iu kthyer atyre gjithmonë me politikë, pasi siç dhe ai thotë vetë: “Unë nuk marr vesh shumë nga shifrat”! “Taksa progresive është e dëmshme”, -thanë dhomat e tregtisë. “Është taksë e ndershme dhe ndihmon 95% të shqiptarëve”, -ishte përgjigja politike. “Prishja e kontratave krijon pasiguri juridike dhe largon investitorët e huaj”, -thanë investitorët nga BE. “Ata i kanë marrë me korrupsion dhe do zhbëjmë çdo të keqe të qeverisë së shkuar”, -lajmëroi Rama. “Rritja e borxhit publik ndikon negativisht në ekonominë tonë sepse do të kërkojë rritje taksash në të ardhmen”, -thanë ekonomistët. “Është e domosdoshme për të rregulluar katrahurën ku e gjetëm vendin”, -ishte lehtësia e përgjigjes së tij. “Nuk kanë nevojë doganat për Crown Agents dhe të shpenzosh 10 milionë dollar për të”, -bërtiti opozita. “Na duhen dhe do të bëjnë revolucion në dogana”, -tha kryeministri (dhe nuk ia rinovoi kontratën pas dështimit në mbledhje të ardhurash). “Shqipëria duhet të investojë paratë publike vetëm për projekte që nxisin zhvillim dhe punësim afatgjatë”, -thanë ekonomistët e huaj. “Do të rilindim qendrat e qyteteve”, -ishte vizioni i tij.

Për tre vjet akademikë, think tanks, opozita kanë dhënë alternativa të politikave ekonomike e ndërkohë institucione ndërkombëtare si Banka Botërore apo Investitorët Gjermanë me anë të renditjeve kanë vlerësuar idetë dhe performancën e kësaj qeverie si zhgënjyese. Për më tepër, 100 mijë shqiptarë kanë votuar po ashtu me këmbët e tyre kundër saj, duke kërkuar azil në Gjermani. Por çfarë strategjie politikash ekonomike kishte Rama?

Që në fillim, ekipi i tij pretendonte se marrja e borxhit të madh publik do të çonte në ulje të kredive që këqija, në rritje të kreditimit dhe në rritje të ekonomisë. Ata kishin vendosur të gjitha shpresat e tyre se me këtë strategji të madhe të kësaj qeverie ekonomia do të përmirësohej, pavarësisht nëse hidheshin në erë apo jo pallate, nëse burgoseshin njerëz për mospagim energjie elektrike, nëse tatimorët vizitonin dyqanet më shpesh se klientët e nëse korrupsioni mbetej shqetësues. Dhe siç pritej, ekonomia foli kundër këtij plani kaotik dhe jo dashamirës. Që kur erdhi në pushtet deri sot, qeveria Rama ka pasur një “grace-period” nga opinioni publik, nga bizneset dhe nga institucionet ndërkombëtare se ai do të kishte strategjinë e duhur për të nxitur zhvillimin e Shqipërisë dhe të tërë i dhanë kartë të bardhë për të ndërmarrë reformat e nevojshme. Sot pas afërsisht tri vitesh, Kryeministri Rama dhe ministri Ahmetaj duhet të ishin të qetë dhe të shihnin se si reformat e tyre kundër informalitetit, kundër pabarazisë në tenderë, reformat në bujqësi në standarde shërbimesh publike etj., do të ishin duke garantuar rritje të konsumit e investimeve private. Por në vend të saj, ata janë bërë dhe më agresivë për të na mbushur mendjen se akoma nuk ia kanë arritur qëllimit final dhe kanë edhe shumë masa të tjera që duhet të ndërmarrin… para se ekonomia të ringrihet. Por reformat u bënë kaotike e nuk po japin efekt dhe për pak muaj do të hyjmë sërish në politika ekonomike që kërkojnë vota, por nuk zgjidhin problemet. Ajo filloi me heqjen e taksave të biznesit të vogël, pritet të vijojë me rritjen e pagës minimale e vitin e ardhshëm me rritjen e pagave në sektorin publik. Të tëra këto nuk zgjidhin dot problemet serioze të ekonomisë sonë, por ama do të “blejnë” vota.

Kryeministri Rama, në takimin e fundit që pati me grupin parlamentar të PS ishte serioz dhe i kushtoi shumë kohë ekonomisë. Kësaj here ishte duke folur i qetë me letër përpara dhe me shifra e përqindje si të ishte Guvernator i Bankës Qendrore. Ai po u thoshte deputetëve dhe nëpërmjet tyre votuesve të majtë, për rreth 30 minuta sesi struktura e ekonomisë sonë nuk lejonte më shumë rritje ekonomike, sesi borxhi si përqindje e GDP-së ishte duke u ulur, sesi kredia e keqe ishte një shqetësim që po adresohej nga ai dhe nga ekipi i tij etj. Me të vërtetë, një interpretim me fakte i ekonomisë.

Serioziteti me të cilin po fliste ishte befasues për një Kryeministër që ka më të njohur këshilltarin e kulturës në publik sesa të ekonomisë, në një kohë kur në tre muajt e parë të vitit 2016 Shqipëria ka eksportuar 5 miliardë lekë më pak mallra sesa periudhën e vitit të kaluar. Nga ana tjetër, KLSH shkruan se dëmi i bërë me prokurimet publike është 3.8 herë më i lartë sesa viti i shkuar. Në vend që të ulë abuzimet në sistem, kjo qeveri ka arritur deri aty sa para një jave ajo vendosi të marrë një vendim për të përdorur paratë e sigurimeve shëndetësore, që paguajnë qytetarët për efekt të kujdesit të garantuar shëndetësor, për të rregulluar buxhetin e vet. Pavarësisht këtyre lajmeve, Rama më në fund foli serioz e profesional për ekonominë, e prandaj mund të thuhet se gjërat duhet të jenë me të vërtetë keq. /Mapo



Ju sugjerojmë

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Para
Skape Lordi!!!

Shqiptari, ky kusar me traditë

Historike/ Kosova, anëtarja më e re e UEFA-s

Kosova në UEFA/ Thaçi: Lajm i madh

Kosova në UEFA/ Thaçi: Lajm i madh

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
8 Qershor, 2025

Karen Bass, kryetarja e Bashkisë së Los Angeles-it, është përballur me kritika të ashpra nga republikanët dhe Presidenti Donald Trump...

Lexo më shumë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
8 Qershor, 2025

Trupat e Gardës Kombëtare mbërritën në Los Angeles në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi presidenti Donald...

Lexo më shumë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
8 Qershor, 2025

Liqeni Natron ndodhet përgjatë Sistemit të Rifteve të Afrikës Lindore, një kufi pllakash tektonike divergjente që po e copëton Pllakën...

Lexo më shumë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com