Ndersa djegia e bunkerit qe po ndertohet ne afersi te Ministrise se Brendshme ka ngjallur polemikat kryesore te protestes se sotme te PD, nje lajm qe ka mundur te siguroje Opinion.al, thote se ne fakt ai eshte nje ndertim pa leje. Lajmi nuk u konfirmua dot ne Bashki, por urbanistet qe jane marre me planin rregullues te Tiranes thone qe nuk ekziston asnje leje dhe asnje planifikim per te ne ate zone. Bunkeri sipas tyre eshte ndertuar vitin e fundit pa marre leje dhe pa aprovimin e Bashkise se Tiranes.
Sipas informacioneve bunkeri po ndertohet si hyrje per tunelet qe do hapen nen Ministri. Pra nje nje lloj gate. Por ai ka ngjallur shume here merine e ish te perndjekurve qe edhe here tjeter kane tentuar ta shkaterrojne ate. Simbas tyre ai simbolizon diktaturen dhe e dyta, nuk eshte nje ndertim autentik. Pra nje ndertim i kohes.