10-vjeçarja, e cilësuar si ‘vajza më e bukur në botë’, ka fituar një kontratë fitimprurëse modelingu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo është modelja, Kristina Pimenova, nga Rusia është zhvendosur nga Moska për në Los Angeles, që të nënshkruajë me një agjenci të njohur.
Por, sipas “Daily Mail” fotot e saj kanë provokuar shpesh debat, pasi kritikët thonë se mamaja e saj po publikon foto provokative.
Kurse mamaja e saj, Glikeriya Pimenova thotë se kritikët e saj janë pedofilë, pasi fotot e vajzës janë të pafajshme.