Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A është i vetmuar Kryeministri?

2016/05/20 at 3:43 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Të fshihesh pas Sali Berishës…

Nga Artur Zheji


Sulmi që Ben Blushi, bëri dje kundrejt Kryeministrit, ish shokut të tij të dikurshëm, të “Partisë së Re Socialiste”, shënonte një cast ekstrem. Blushi kishte një kërcënim naiv, por të zymtë sa më ska, në celularin e tij, nga Roshi i Kavajës.

Një fakt i rëndë dhe i pamohueshëm. Roshi mori mbi vete përgjegjësinë e mesazhit fyes dhe kërcënues, por kjo kishte më pas, pak rëndësi. Ndërsa kryeministri heshti, nën sulmin e pamëshirshëm të “ish shokut të armëve” dhe dukej nën peshën e një rraskapitjeje, që të shkaktonte edhe keqardhje rast pas rasti.

Puna e Blushit dihet. Ai po zhvillon një luftë të pastër politike kundër kryetarit të Partisë Socialiste. Dhe faktet e analizat nuk i mungojnë. Por duke e pasur përballë, për Ramën është ndoshta më e lehtë, për ta zmbrapsur.

Cështja shtrohet se kë ka në krah sot, Kryeministri?

Deri më tani, ndër besnikët e tij më pasionantë, që konsumojnë verb politik dhe publik, mbeten Taulant Balla dhe Erion Brace. Ndërsa shumica e eksponentëve të PS, duken se tregohen të pavëmendshëm ose të “paditur”, për ti ardhur në ndihmë Kryetarit.

Saimir Tahiri, Ministri ynë i Brendshëm, ndaj të cilit fillimisht nuk kanë munguar simpatitë, ka më shumë se një vit, që po gjindet në vështirësi politike të parrëfyeshme.

“Cështja e veturës së tij tip Audi” shitur në mënyrë të pakuptimtë personave të dyshimtë, por me një kalim të vonuar pronësie, “Cështja Shullazi” një e vërteë apo nje shpifje, ngelur pa përgjigje shteruese, “Cështja Balili” që edhe përgjohet edhe ikën lirshëm në drejtim të paditur nën hundën e të gjithëve, “Cështja e aparaturës së përgjimit” mbarsur me kundërthënie dhe pasaktësira që dukshëm fshehin jo pak detaje, si edhe mjaft cështje të tjera, e kanë gërryer figurën e tij, pamvarsisht mbrojtes energjike dhe të talentuar, që Tahiri, hera herës, ja mbrrin të bëjë.

Mbeten në kujtesë, “denoncimet” për atentat të bëra 1 vit më parë nga deputeti Tomë Doshi, që mbeti pa asnjë provë bindëse. Apo takimi i Ministrit të Brendshëm, me “vrasësin e penduar me pagesë” që prodhoi një video denoncuese, e që më pas e tërhoqi. Cështje dhe fabula spiunazhi këto të mbetura pa një përgjigje bindëse. Rëndon mos zbardhja e bankierit Artan Santo, ditën me diell, në zemër të Tiranës, nga vrasës me pagesë, që kurrë nuk u kapën…

Pra Rama, te miku i vet, Sajmja, ish presidenti i Fondacionit “Qemal Stafa”, gjithësesi një politikan simpatik dhe mbështetës pa ekuivok dhe pa hezitim dhe besnik i kryeministrit, ka ngarkuar ca mbipesha gjithnjë më të rënda, gjithnjë e më të papërballueshme dhe tejet konsumuese.
Dukshëm tanimë, ministri Tahiri, po jep shenja të lexueshme rraskapitjeje dhe të një mosartikulimi mediatik bindës.

Brenda PS, pothuajse të gjitha “kuadrot” që kryeministri trashëgoi, qëndrojnë ose “skic”, ose mënjanë. Lufta e brezave është aty e zjarrtë, e nëndhsehme dhe e ndjeshme.

Është e pashpegueshme ose kuptimplotë, se si nuk ka më, qoftë edhe një gazetar me peshë publike, që të marrë lapsin dhe të vijojë mbështetjen personale ndaj tij. Ndaj Reformave apo ndaj Zgjidhjeve dhe Zgjedhjeve të tija më të fundit politike.

Përkundrazi, kryeministri , është sot, nën trysninë e një kriticizmi të përgjithësuar dhe nuk mundet të shpegohet kjo, as me gjobë-vënie dhe as me pagesa nën dorë, për llogari të të tretëve. Sigurisht përjashtuar rastet, kur kjo edhe mund të ndodhë, nuk justifikon dot faktin, që është tashmë një shumicë dërmuese opinionesh dhe opinionistësh, në një llogore të përbashkët pikëpamjesh. Pamvarsisht se nëpër dhëmbë, apo në gojët me dhëmbë të prishur, të sharësave profesionistë, militantë apo të paguar që mbushin portalet, gazetarët dhe opinionistët sot, mbiquhen “hajvanë”, “bythëlëpirës”, të “shitur apo të blerë” dhe përbalten masivisht, po aq sa edhe politikanët.

Por këtu nuk duhet të ngatërrohemi me Pronarët e Mediave, të cilët e kanë biznes të mirëfilltë, mbështetjen apo sulmin e orkestruar dhe jashtë të vërtetave, ndaj kryeministrave.

Cfarë po ndodh?

Me sa duket, kryeministri elokuent, frazëzgjedhur dhe lojtar i talentuar verbal, kalamburesh dhe metaforash shpesh të efektshme dhe të qëlluara, që e bënë fillimisht shumë popullor, tanimë nuk është më dot aq bindës.
Sepse ka shkuar shmë larg.

Duke e mbjellë administratën, Kuvendin, postet e shumta që ka nën hyqëm, me njerëz pa përvojë dhe jo rrallë sojsëza, që dinë të bëjnë fresk dhe miklime sedre, më shumë se sa punë shteti.

Sepse ka përdorur “artilerinë” e tij më të rëndë komunikative, për mbrijtur, koncesione qindra miliona eurshe, të cilat, është pak të thuash se bien erë. Erë të keqe, që nuk përputhen aspak me frymën reformiste apo zgjidhjet reformiste, në emrin e të cilave janë ndërmarrë politikisht.

Dhe këto, as edhe Henry Cili, nuk mundet dot më t’i mbrojë!

Andaj me sa duket edheay, ka hequr besoj dorë nga artikulimi publik i tezës, se të gjithë ata që kanë vrejtje për kryeministrin, janë vecse xhelozë, për “shkëlqimin” e tij të “pakapshëm”. Dhe mirë ka bërë edhe Henry, që po hesht ca e ca, pa u capitur më tej, në këtë rrugicë, gjithmonë e më të ngushtë. Sepse edhe ay, është një djalë i zgjuar dhe një biznesmen tanimë me përvojë, pajisur me një nuhatje të shkëlqyer.
Ndërkohë, “Skandale të tjera seksuale”, janë parlajmëruar të dalin në media. Videot përgjimet janë gati. Kësaj rradhe ndoshta për eksponentë nga kabineti kryeministror. Dhe është vendosur thuhet, për ta mbyllur, një pagesë e madhe.

Ankandi është hapur!

Ndërsa vetmija e kryeminsitrit, sot, gjithmonë e më e thellë, shkakton gjithmonë e më shumë keqardhje, ndërsa ata, përfshirë dhe mua, që patëm një besimtë turbullt fillestar.

Sepse jo gjithshka shkon keq!

Kryebashkiaku i Tiranës, pamvarsisht trysnisë së sulmeve politike, deri tash, punon mirë dhe bindshëm. Kryebashkiaku i ri i Vlorës, po ashtu. Ministria e Arësimit ka rezultate të dukshme, pozitive dhe të prekshme. Ministria e Mbrojtjes është padyshim, në shëndet të plotë institucional dhe Ministri ri i Financave, Ahmetaj, është rrëfyer deri tash, një teknicien i zoti.

Por kuadri i përgjitshëm, mbetet i trishtë.

300,000 vendet e punës, janë tanimëpër shumicën, një iluzion që sa vjen e largohet. Beteja e kanabisit, një betejë e kotë për mendimin tim, është gjithashtu e fryrë dhe pa rezultate.

Por mbi të gjitha, ka rënë Fryma. Fryma e Besimit te një Ndryshim i Sinqertë!

Për një Shqipëri, ku të pasurit të mos bëhen gjithmonë e më të pasur dhe të varfërit, gjithmonë e më të varfër! Që ishte dhe thelbi i premtimit elektoral të Ramës në 2013. Sepse deri tash, të gjithë shohin vëtëm që të pasurit, po bëhen edhe më të pasur, nën bekimin dhe lehtësirat kryeministrore!



Ju sugjerojmë

Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës
Sport

Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës

14 Qershor, 2025 6:32 pm
Rikthimi në Francë shumë pranë, Monaco në negociata me Paul Pogba
Sport

Rikthimi në Francë shumë pranë, Monaco në negociata me Paul Pogba

14 Qershor, 2025 6:01 pm
Rrëzimi i avionit, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”
Bota

Rrëzimi i avionit, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”

14 Qershor, 2025 5:39 pm
Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës
Bota

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës

14 Qershor, 2025 5:30 pm
Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza
Kronikë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

14 Qershor, 2025 5:26 pm
“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën
Bota

“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën

14 Qershor, 2025 5:12 pm
Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime
Bota

Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime

14 Qershor, 2025 5:07 pm
Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët  të shkojnë
Aktualitet

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët të shkojnë

14 Qershor, 2025 5:00 pm
Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e ushtarëve të vrarë
Bota

Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e ushtarëve të vrarë

14 Qershor, 2025 4:53 pm
Rrezik për luftë masive në Lindjen e Mesme, mobilizohen shtetet arabe
Bota

Rrezik për luftë masive në Lindjen e Mesme, mobilizohen shtetet arabe

14 Qershor, 2025 4:49 pm
Para
Vetëdeklarimi/ Ja deputetë e ministra që kanë përfunduar në gjykatë

Vetëdeklarimi/ Ja deputetë e ministra që kanë përfunduar në gjykatë

Raporti/ Ja sa është jetëgjatësia e shqiptarëve

Raporti/ Ja sa është jetëgjatësia e shqiptarëve

Vetëdeklarimi/ I pari i Krujës: Jam arrrestuar tre herë në Itali

Vetëdeklarimi/ I pari i Krujës: Jam arrrestuar tre herë në Itali

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës

Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës
14 Qershor, 2025

Ka kaluar gati një vit që kur Nedim Bajrami realizoi golin e tij ndaj Italisë, më të shpejtin ndonjëherë në...

Lexo më shumë

Rikthimi në Francë shumë pranë, Monaco në negociata me Paul Pogba

Rikthimi në Francë shumë pranë, Monaco në negociata me Paul Pogba
14 Qershor, 2025

Paul Pogba mund të rikthehet në futbollin francez. Monaco ka intensifikuar kontaktet me mesfushorin 32-vjeçar, i cili është ende lojtar i lirë...

Lexo më shumë

Rrëzimi i avionit, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”

Rrëzimi i avionit, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”
14 Qershor, 2025

Tragjedia e ndodhur me aeroplanin në Indi, në të cilën humbën jetën 241 persona, e ka një të mbijetuar. Ai...

Lexo më shumë

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës
14 Qershor, 2025

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është duke u shqyrtuar seriozisht nga autoritetet iraniane. Kështu raportojnë mediat iraniane, duke cituar deklaratat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com