Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A është Gjermania e ‘zhytur në një mal me borxhe’?

2023/12/18 at 9:30 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A është Gjermania e ‘zhytur në një mal me borxhe’?

Borxhe, mali i borxheve, barra e borxheve- në mjaft media gjermane qarkullon një nocion që i është veshur Gjermanisë prej kohësh, frika gjermane ndaj borxheve shumë të mëdha.


Bota jashtë e shikon më me ftohtësi këtë problematikë. Gjermania ka shumë probleme, por nuk janë borxhet problemi, shkruan revista e njohur “Economist”, përballë dilemës gjermane të borxheve, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të deklaruar  të pavlefshëm riorientimin për qëllime të tjera të 60 miliardë eurove kredi të rezervuara nga pandemia. Tani këto para mungojnë për investime të rëndësishme. Pra të kursesh apo të marrësh borxhe të reja?

Kur borxhet kthehen në barrë?

Kur janë të rrezikshme borxhet? Përgjigjja më e thjeshtëzuar do të ishte: gjithmonë kur për shtetet bëhet shumë e shtrenjtë pagesa e tyre. Dhe të rrezikshme ato bëhen kur Christian Esters dhe ekipi i tij ulin gishtin e madh. Esters drejton agjencinë S&P për vlerësimin e borxheve publike. S&P është agjencia më e fuqishme e vlerësimit të aftësisë së kreditimit, para Moody’s dhe Fitsch. Vendimet e kësaj agjencie mund të kenë pasoja për shumë vende, sepse ato përcaktojnë kur shtetet janë të falimentuara dhe sa kushtojnë borxhet e reja. Sa më të këqia vlerësimet, aq më e shtrenjtë bëhet marrja e borxheve të reja.

Tek vlerësimi i gjendjes  financiare luan rol edhe niveli i borxheve, thotë Esters për DË. Këtu për agjencinë S&P ka rëndësi niveli i borxheve i matur me prodhimin e brendshëm bruto. Gjermania me shkallën 66% krahasuar në shkallë botërore ndodhet relativisht mirë. Vende të tjera si SHBA apo Japonia, matur me kapacitetin ekonomik, janë në gjendje më të keqe përsa i përket nivelit të borxheve.

Cilët janë matësit më të rëndësishëm të bonitetit?

Një matës që përdoret gjithmonë është borxhi i përgjithshëm publik. Njihet ajo ora e borxheve: Që nga viti 1950 akrepat e saj lëvizin gjithnjë në një drejtim: aktualisht borxhi i përgjithshëm publik i Gjermanisë ndodhet në 2,5 bilionë. Brenda Eurozonës Gjermania ndodhet me këtë pas Francës dhe Italisë në vendin e tretë. Por për Esters nga agjencia S&P borxhi i përgjithshëm i një vendi nuk është tregues tejet i rëndësishëm. “Borxhi i një shteti absolutisht injoron marrëdhënien me ekonominë popullore”, thotë eksperti. Nganjëherë si matës tjetër merret edhe borxhi për kokë. Në Gjermani ky borxh është 31.000 euro për kokë.

Por tek boniteti i një vendi ky matës nuk luan rol të madh. Sepse sidomos vendet e veriut global sipas këtij vlerësimi dalin më të zhytura në borxhe, se vendet në ekspansion me popullsi të mëdha. Edhe Esters nuk e shikon me relevancë një masë të tillë. Krahasimi i vendeve të pasura me ato të varfra nuk ka kuptim e është çorientues, thotë ai.

Borxhi shtetëror është vetëm një aspekt në vlerësimin e bonitetit. “Ka një sërë faktorësh të tjerë, si për shembull kostot e normave të interesit për borxhin publik.” Sa më të larta normat e interesit, aq më të shtrenjta bëhen borxhet. Dhe sa të larta janë normat e interesit varet nga inflacioni. Nëse inflacioni është i lartë, bankat qendrore përpiqen të kundërveprojnë me norma të larta interesi – nëse kanë efekt. Sipas Esters, “inflacioni është një nga faktorët që bashkëpërcaktojnë efektivitetin dhe besueshmërinë e politikës monetare”.

Përsa i përket inflacionit, Gjermania ndodhet në nivel mesatar krahasuar në shkallë botërore. Inflacioni botëror në vitet e fundit është rritur, por krahasuar me vitet 80-të apo 90-të ai është i moderuar. “Inflacioni i lartë mund të çojë në dobësimin e fuqisë blerëse dhe rënien e aftësisë konkurruese në botë”, thotë Esters. Prandaj inflacioni është një matës i rëndësishëm për vlerësimin e agjencive të rating.

Faktorët politikë

Për ka edhe faktorë politikë. “Ka rëndësi që të theksojmë se, nuk marrim në konsideratë vetëm faktorët fiskalë. Sidomos vitet e fundit kanë treguar, se parashikueshmëria dhe stabiliteti i institucioneve luajnë një rol të rëndësishëm. Shtetet mund të bien në krizë borxhesh edhe për shkak të institucioneve të dobta në vend”. Por këtu qarku mbyllet, sepse borxhet mund të luajnë një rol të rëndësishëm. Kështu S&P ka konstatuar, se borxhi shtetëror botëror është rritur me 8%. Kjo rrit nga ana e saj presionin ndaj buxhetit të shtetit, sidomos kur normat e interesit janë të larta. “Një pjesë e madhe e të ardhurave shtetërore duhet të jepet për të paguar normat e interesit. Kjo kufizon fleksibilitetin fiskal, për shembull për të reaguar ndaj goditjeve të ardhshme apo krizave.”

Që borxhet e larta nuk kanë patjetër të bëjnë me rezerva më të ulta të ekonomive shtëpiake këtë e tregojnë kuotat e kursimeve në Gjermani dhe SHBA. E megjithë borxhet e larta në vitet e kaluara për paketat e Coronës, ristrukturimin e ekonomisë dhe luftën e Ukrainës tek S&P ka pasur më shumë vlerësime pozitive për bonitetin. Kurse në lidhje me vitet e ardhshme, Esters ka një qëndrim tjetër. “Ne presim pas një ose dy vjetësh më shumë vlerësime negative se pozitive.” Vendimtare për zhvillimin nuk janë malet me borxhe, por rreziqet politike. Edhe për Gjermaninë, eksperti Esters është optimist, megjithë borxhet e reja./DW



Ju sugjerojmë

Shkupi: Do të riatdhesojmë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja
Rajoni

Shkupi: Do të riatdhesojmë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja

12 Qershor, 2025 6:08 pm
Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025
Aktualitet

Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025

12 Qershor, 2025 5:45 pm
Rrëzimi i avionit në Indi me 200 viktima, një pasagjer britanik mes të mbijetuarve
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi me 200 viktima, një pasagjer britanik mes të mbijetuarve

12 Qershor, 2025 5:36 pm
Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë
Bota

Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë

12 Qershor, 2025 5:17 pm
Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore
Bota

Agjencia e OKB-së thotë se Irani ka shkelur obligimet bërthamore

12 Qershor, 2025 4:51 pm
BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme
Aktualitet

BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme

12 Qershor, 2025 4:41 pm
Presidenti Begaj pret në takim amabasadorët: Përdoreni diplomacinë me epërsinë që ju takon
Kryesore

Aksidenti ajror në Indi, Presidenti Begaj: Në solidaritet me të gjithë të prekurit

12 Qershor, 2025 4:36 pm
Bashkia cakton plazhet publike në Durrës
Aktualitet

Bashkia cakton plazhet publike në Durrës

12 Qershor, 2025 4:10 pm
26-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Balla: Përkujtojmë epopenë e UÇK, heroizmin e…
Aktualitet

26-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Balla: Përkujtojmë epopenë e UÇK, heroizmin e…

12 Qershor, 2025 3:47 pm
Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
Aktualitet

I rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama: Gjyqtarja nën nivelin logjik të një 12-vjeçari

12 Qershor, 2025 3:35 pm
Para
Këshilli i Mandatave shqyrton kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës, Policia “gardh” tek dera e Kryesisë 

Këshilli i Mandatave shqyrton kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës, Policia “gardh” tek dera e Kryesisë 

Atentat nga biçikleta, autori qëlloi 4 herë në drejtim të ‘objektivit’

Atentat nga biçikleta, autori qëlloi 4 herë në drejtim të ‘objektivit’

Plagosja e 40-vjeçarit në Shkodër, policia jep informacion zyrtar

Plagosja e 40-vjeçarit në Shkodër, policia jep informacion zyrtar
















TE FUNDIT

Shkupi: Do të riatdhesojmë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja

Shkupi: Do të riatdhesojmë shtetasit maqedonas nga SHBA-ja
12 Qershor, 2025

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar kërkesën e administratës të presidentit amerikan, Donald Trump, për të pranuar shtetasit maqedonas...

Lexo më shumë

Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025

Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025
12 Qershor, 2025

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar pak minuta më parë rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025....

Lexo më shumë

Rrëzimi i avionit në Indi me 200 viktima, një pasagjer britanik mes të mbijetuarve

Rrëzimi i avionit në Indi me 200 viktima, një pasagjer britanik mes të mbijetuarve
12 Qershor, 2025

Një avion pasagjerësh që po udhëtonte për në Londër është rrëzuar menjëherë pas ngritjes në Ahmedabad, në Indinë perëndimore. Sipas...

Lexo më shumë

Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë

Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë
12 Qershor, 2025

Sipas një raporti të OKB-së, rreth 122 milionë njerëz në mbarë botën janë të zhvendosur për shkak të luftërave dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com