Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ekziston vertet telepatia? Ja çfarë thotë shkenca

2016/04/18 at 10:12 AM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 4 min
A A
A ekziston vertet telepatia? Ja çfarë thotë shkenca

A keni pyetur ndonjëherë veten çfarë do të mendonte një person nga Mesjeta, nëse do të kalonte me ju edhe një ditë të vetme? Ai apo Ajo mund të mendojnë se jeni një lloj magjistari, teksa të sheh që dërgon e-maile, flet në celular, apo në Skype, me dikë në anën tjetër të globit.


Këto janë të gjitha forma magjike të komunikimit, që për ne janë bërë po aq të natyrshme, sa edhe të folurit sy më sy. Megjithatë, pavarësisht gjithë këtyre përparimeve në komunikim, njerëzit janë gjithmonë në kërkim të mënyra më të drejtpërdrejta të shkëmbimit të informacionit.

A nuk do të ishte bukur sikur ti thjeshtë të mendoje një gjë, dhe idetë e emocionet e tua të kuptoheshin në çast nga të tjerët?

Megjithatë, shumica prej nesh mendojnë që telepatia – aftësia për të komunikuar me të tjerët pa folur, apo pa ndonjë formë fizike komunikimi – është ose material përrallash, ose një dhunti e të paktëve. Por sërish, ndoshta jemi të gjithë telepatikë.

Ju ka ndodhur të gjithëve, me siguri, që të keni menduar për një person, pak përpara se t’ju telefononte. Nëse jeni prind, ndoshta keni patur përvojën, ku “thjeshtë e dinit” nëse diçka nuk shkonte me fëmijën tuaj, edhe nëse është shumë kilometra larg. Binjakët identikë ndoshta ju kanë thënë që “ne gjithmonë e dimë se çfarë po mendon tjetri”. Ndërkohë që këto anektoda janë bërë të zakonshme, nuk ka shumë prova që telepatia ekziston vërtetë.

Po kështu, është e vështirë të kryesh eksperimente bindëse për të testuar telepatinë, pasi këto ngjarje kanë prirjen që të sfidojnë përsëritshmërinë, si dhe hipotezat e bazuara në fakte shkencore.

Kështu që, tema e telepatisë mbetet në skajet e hetimit shkencor, bashkë me kërkimin për forma jete aliene dhe hipotezat e majmunëve ujorë. Megjithëatë janë vëzhguar shkencërisht forma të ndryshme të komunikimit mes mendjeve, në shumë raste dhe rrethana, aq sa nuk mund të injorohen si thjeshtë aksidente statistikore.

Fenomeni që shumë prej nesh e kemi përjetuar – të dish kush do të telefonojë para se ta bëjnë – është konfirmuar të ketë ekzistuar në shumë studime, që nga mesi i shekullit 20.

Në një studim të fundit të botuar në Revistën e Parapsikologjisë, studiuesit vëzhguan 63 persona që përpiqeshin të hamendësonin se cili prej katër telefonuesve, do i telefononte.

Telefonuesit ishin miq me vendndodhje larg tyre, dhe bazuar në rastësinë, studiuesit parashikonin që do të ishin të saktë në 25% të kohës. Por, ndodhi që pjesëtarët në eksperiment ishin të saktë në 40% të kohës, një gjë që sipas shkencëtarëve dhe studiuesve, ka një domethënie shumë të madhe nga pikëpamja statistikore.

Një tjetër eksperiment i përsëritur shpesh është eksperimenti i telepatisë Ganzfeld, ku pjesëtari në eksperiment izolohet me gjysmë topa pingpongu tek sytë, në një dhomë me dritë të kuqe. Personi i mban sytë hapur ndërkohë që dëgjon zhurmë të bardhë në kufje.

Pas gjysmë ore të këtij “homogjenizimi shqisor”, një “dërguesi” në një tjetër dhomë i jepen informacione pamore të përzgjedhur rastësisht, duke përdorur fotografi apo video, që ata më pas përpiqen t’ia transmetojnë mendërisht personit në eksperiment. Ky i fundit u transmeton studiuesve imazhet mendore që merr. Pas seancës, i përzgjedh se cila prej katër zgjedhjeve i përshtatet më mirë imazheve mendore që po merrte.

Disa prej këtyre eksperimenteve nuk kanë treguar prova të qarta të telepatisë, por shumica e kanë bërë. Interesant është fakti që të pyeturit kanë përqindje më të lartë saktësie, atëherë kur janë të lidhur emocionalisht me dërguesin, kanë aftësi artistike apo krijuese, ose besojnë se kanë aftësi psikike. Sado që një mendje racionale shkencore përpiqet ta injorojë këtë, duket se diçka reale po i prodhon këta përjetime telepatike.

Me sa duket, truri ka aftësinë të komunikojë me trurin e të tjerëve në mënyra që ende nuk janë kuptuar plotësisht. Sigurisht që nuk ka shpjegime konkrete shkencore për mënyrën si ndodh, por studiuesit i kanë intensifikuar pëprjekjet. Disa besojnë se përgjigjen e jep fizika kuantike, jo biologjia.

Në botën kuantike nënatomike, natyra sillet në mënyra që sfidojnë fizikën standarte Njutoniane, dhe me sa duket valët e trurit në një farë mënyrë kanë qasje në botën “supernatyrore”. Në atë fushë, një thërrmijë mund të ekzistojnë në më shumë se një vend, në hapësirë dhe kohë.Në një përpjekje për të shpjeguar si mund të funksionojë telepatia, studiuesja Deborah L. Erickson shkruante në Revistën e NeuroKuantologjisë: “Në nivelin e thërrmijave kuantike, të gjithë ndarjet zhduken dhe çdo gjë është e ndërlidhur”. Studiuesi Frederick Myers vëren se lidhja telepatike mes njerëzve është gjithmonë më e fortë, mes atyre që kanë një lidhje të fortë emocionale. Pra, hipoteza e tij është se telepatia dhe dashuria ecin krah për krah. Nëse gjeni veten duke përfunduar fjalitë e të dashurit, apo e dini se kur fëmija po ju fsheh diçka, mund të thuash se keni komunikim telepatik me ta. / Bota.al



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 1 gusht 2025

1 Gusht, 2025 8:12 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2025

31 Korrik, 2025 8:15 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 26 korrik 2025

26 Korrik, 2025 8:13 am
Evropianët kanë pasur dikur lëkurë dhe flokë të errëta
-Jetë dhe Stil

Evropianët kanë pasur dikur lëkurë dhe flokë të errëta

23 Korrik, 2025 8:46 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

22 Korrik, 2025 8:12 am
“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat
-Jetë dhe Stil

“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat

18 Korrik, 2025 1:57 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 17 korrik 2025

17 Korrik, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 korrik 2025

15 Korrik, 2025 8:16 am
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Para
Foto/ Mihrije Braha humbet në pyll

Foto/ Mihrije Braha humbet në pyll

Era Istrefi nuk ndalet

Era Istrefi nuk ndalet

Reagon Zefina Hasani: Sidriti foli, të tjerët s’kanë vlerë!

Reagon Zefina Hasani: Sidriti foli, të tjerët s'kanë vlerë!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tragjedia në Novi Sad, masa paraburgimi për ish-ministrat dhe të dyshuarit tjerë

Tragjedia në Novi Sad, masa paraburgimi për ish-ministrat dhe të dyshuarit tjerë
3 Gusht, 2025

Gjykata e Lartë në Beograd ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka lëshuar masë paraburgimi prej një muaji...

Lexo më shumë

(VIDEO-LAJM)”Kopshti i Edenit”: Shqipëria ia mësyn kultivimit të frutave ekzotike

(VIDEO-LAJM)”Kopshti i Edenit”: Shqipëria ia mësyn kultivimit të frutave ekzotike
3 Gusht, 2025

Ndryshimet klimatike janë duke shtyrë disa bujq në Shqipëri që të nisin kultivimin e disa frutave ekzotike, përfshirë guavan dhe...

Lexo më shumë

Thirrje raciste antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani

Thirrje raciste antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani
3 Gusht, 2025

Përsëriten sërish skenarët me koret me gjuhë urrejtëse, raciste dhe ksenofobe antishqiptare në ndeshjen e mbrëmshme të basketbollit Maqedoni e...

Lexo më shumë

Polonia vazhdon kontrollet kufitare me Gjermaninë deri në tetor

Polonia vazhdon kontrollet kufitare me Gjermaninë deri në tetor
3 Gusht, 2025

Policia do t’i vazhdojë përkohësisht kontrollet kufitare me Gjermaninë deri më 4 tetor, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com