Kim Yang Gon, një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut, i ngarkuar me trajtimin e marrëdhënieve me shtetin fqinj, Korenë e Jugut, ka vdekur në një aksident automobilistik. Kështu u raportua nga mediat shtetërore të vendit.
Kim Yang Gon, ishte krahu i djathtë dhe i fundit të Koresë Veriore, Kim Jong Un, pasi që të gjithë ndihmësit e diktatorit kishin vdekur vitet e fundit.
Agjencia shtetërore Korean Central News (KCNA) nuk dha detaje të tjera mbi vdekjen e Kim Yang Gon. Ai ishte 73 vjeç, i cili ishte një veteran i negociatave me Korenë e Jugut që nga epoka e ish-udhëheqësit Kim Jong Il, shkruan CNN, transmeton Gazeta Expres.