Tre vjet më parë ajo u përfol për një flirt me aktorin hollivudian, Leonardo DiCaprio. Kjo për faktin se paparacët e fotografuan në ballkonin e DiCaprios dhe ato fotografitë e saj bën xhiron e mediave botërore dhe ato shqiptare.
Por Afërdita i mohoi thashethemet për një lidhje mes saj dhe aktorit, edhe pse atë periudhë i dha fund edhe lidhjes me këngëtarin Shpat Kasapi.
Por jemi kuriozë a e ka uruar Afërdita aktorin, për trofeun e fituar në OSCAR?! Në rrjetet sociale këngëtarja nuk ka reaguar fare për eventin më të famshëm të kinematografik.
Ndoshta modelja e ka hedhur pas krahëve atë eksperiencë, sepse tani ndihet lumturisht e lumtur me lojtarin e hokej, Jakub Kindl.