A e kanë vizituar alienët tokën? Ja çfarë thotë shkencëtari i NASA-s

 Silvano P. Colombano, shkencëtar i Njësisë së Sistemeve Inteligjente të Agjencisë Amerikane për Kërkime Hapësinore (NASA), pretendon se krijesa inteligjente të jetesës në hapësirë mund të kenë vizituar Tokën.

”Këndvështrimi rreth jetës jashtëtokësore është shumë i ngushtë dhe një formë e huaj me veçori të larta mund të ketë vizituar Tokën. Sidoqoftë, ne nuk e kemi dalluar. Jashtëtokësorët mund të jenë shumë të ndryshëm nga organizmat tradicionale me bazë karboni”, deklaroi Colombano.

Shkencëtari e ka promovuar pretendimin e tij në konferencën e quajtur “Decoding Alien Intelligence” (”Çkodimi i inteligjencës aliene”), ndërsa ka theksuar se këto krijesa jashtëzakonisht të vogla dhe inteligjente mund të jenë të afta për udhëtime hapësinore ndëryjore, që tejkalon teknologjinë që posedojnë njerëzit.

Colombano tregon se zhvillimi teknologjik në qytetërimin tonë ka filluar para rreth 10 mijë viteve dhe se vetëm në 500 vitet e fundit është vërejtur rritja e metodave shkencore.

Ai thotë se në të ardhmen edhe radiovalët do të mund të humbin aktualitetin e tyre.




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT