TIRANË- Në media raportohet për një drekë mes kryeparlamentarit Ilir Meta dhe drejtuesit të AK-së, Kreshnik Spahiu. Gazeta ‘Sot’ shkruan se “Meta dhe Spahiu kanë drekuar së bashku në periferi të Tiranës mesditën e së mërkurës”.
Meta ka diskutuar me Spahiun disa problematika dhe çështje të procesit të reformës në drejtësi, thuhet në këtë gazetë. Meta dhe Spahiu kanë diskutuar edhe mbi mundësinë e një bashkëpunimi politik në kuadër të afrimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, shkruhet më tej.
Edhe pse prej tre vitesh Spahiu ka qenë mjaft kritik me shumicën në pushtet, duket se ky pozicion politik nuk mund të jetë pengesë për një afrim të mundshëm.