Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A e ka helmatisur Rusia marrëveshjen e armëpushimit në Detin e Zi?

2025/03/27 at 4:36 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
A e ka helmatisur Rusia marrëveshjen e armëpushimit në Detin e Zi?

Deklaratat e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për një kornizë që kufizon aktivitetin ushtarak në Detin e Zi gjerësisht u mirëpritën si një hap drejt një armëpushimi më të gjerë në luftën e Kremlinit në Ukrainë: Moska dhe Uashingtoni do të “vazhdojnë të punojnë drejt një paqeje të qëndrueshme dhe afatgjatë”, thanë Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë.


Por, në deklaratën e Kremlinit kishte gjuhë specifike që nuk gjendej në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Moska do t’i përmbahet marrëveshjes, tha Kremlini, vetëm pasi Perëndimi të heqë sanksionet ndaj bankave ruse që janë të përfshira në tregtinë e produkteve bujqësore, si dhe ndaj anijeve ruse. Rosselkhozbank, një bankë e madhe shtetërore ruse që lëshon kredi për agrobiznesin rus, u përmend në mënyrë specifike, përfshirë lidhjen e saj dhe entiteteve të tjera ruse me sistemin botëror të transfereve bankare, SWIFT.

Po ashtu u kërkua heqja e sanksioneve ndaj eksporteve të plehrave artificiale dhe kompanive të sigurimeve që i mbulojnë ato.

Të gjitha këto kushte mund të jenë një pengesë e madhe, sipas ekspertëve: ripërfshirja në sistemin SWIFT, për shembull, do të kërkonte pëlqimin evropian – në një kohë kur raportet SHBA-Evropë janë duke u përkeqësuar.

A është kjo një “pilulë e helmatisur” që synon të sabotojë tërësisht marrëveshjen? A po shtyn përpara Rusia pozicione maksimaliste negociuese, ashtu siç ka bërë para nisjes së pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës? Apo është thjesht përdorim i gjuhës më të drejtpërdrejtë nga Kremlini?

“Kërkesat ruse janë krejtësisht joproporcionale me atë që Rusia po ofron”, tha për Radion Evropa e Lirë, Janis Kluge, zëvendësdrejtor i divizionit për Evropën Lindore në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

“Moska dëshiron ta testojë administratën e Trumpit. Dëshiron të shohë se sa i dëshpëruar është ai [Trump] për të arritur edhe deri te një armëpushim i pjesshëm”, tha Kluge. “Por, gjithashtu është e rëndësishme se kush do të fajësohet nga Trumpi kur të mos ketë marrëveshje. Kushtet e Rusisë janë të menduara për ta larguar zemërimin e Trumpit nga Moska dhe për ta kthyer drejt Evropës”.

“Shkaqet thelbësore”

Trump e ka bërë prioritet kryesor të politikës së tij të jashtme përfundimin e luftës trevjeçare të Rusisë në Ukrainë. Për dallim nga paraardhësi i tij, Joe Biden, që kishte refuzuar të fliste me Moskën, administrata e Trumpit e ka bërë pikërisht këtë, duke zhvilluar dy biseda telefonike me presidentin Vladimir Putin, dhe duke dërguar zyrtarë të lartë, përfshirë sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, në Arabinë Saudite për të nisur negociatat.

Bisedimet janë përqendruar jo vetëm në një zgjidhje për luftën, por edhe për përmirësimin e raporteve SHBA-Rusi, që janë përkeqësuar ndjeshëm që nga viti 2012, kur president ishte Barack Obama, dhe më pas u përkeqësuan edhe më shumë pas pushtimit rus të Ukrainës që nisi në shkurt të vitit 2022. Putin u është referuar çështjeve më të gjera si “shkaqe thelbësore” për përplasjet lidhur me Ukrainën.

Marrëveshja e arritur gjatë kësaj jave – që përfshiu bisedime paralele të mbajtura nga SHBA-ja me zyrtarët ukrainas – përfshiu “ekspertët teknikë”, me përqendrim vetëm në një fushë: nismën e Detit të Zi.

Kjo ishte marrëveshje e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara që synonte të mundësonte eksportet e drithërave ruse dhe ukrainase nga Deti i Zi në tregjet botërore, pas frikës për rritjen e çmimeve.

Marrëveshja skadoi në korrik të vitit 2023 dhe pas kësaj, Rusia refuzoi që ta rinovonte pjesëmarrjen e saj në pakt.

Sanksionet e gjera perëndimore që synojnë ndëshkimin e Rusisë për pushtimin, përfshijnë edhe largimin e bankave ruse nga SWIFT, një sistem mesazhesh që ndihmon bankat të kryejnë transfere dhe pagesa.

Megjithatë, sanksionet nuk shënjestruan eksportet ruse të ushqimeve dhe plehrave artificiale. Moska vazhdon të jetë një furnizuese e madhe në tregjet globale që kanë të bëjnë me produktet bujqësore. Sidoqoftë, zyrtarët rusë vazhdimisht janë ankuar se sanksionet ndaj kompanive të sigurimeve, ndaj transportit dhe logjistikës e kanë penguar këtë tregti.

Kërkesat e paraqitura në deklaratën e Kremlinit më 25 mars, tha Kluge, janë të ngjashme me ato që Rusia kërkonte gjatë negociatave më 2023.

“Atëbotë, Ukraina ishte në një situatë të dëshpëruar dhe nevojitej një zgjidhje për eksportet e drithërave”, tha ai. “BE-ja ishte e shqetësuar lidhur me sa shumë drithëra shkonin në Evropë, duke nxitur protesta nga fermerët. Prandaj, BE-ja ishte e gatshme për kompromis dhe rifutja në SWIFT e Rosselkhozbank shihej si një opsion për zgjidhje të situatës”.

“Ne e kemi parë këtë edhe më parë. Praktikisht, ata po kopjojnë dhe po e rishpërndajnë kërkesat e verës së vitit 2023”, tha Iulia-Sabina Joja, hulumtuese e lartë në Institutin për Lindjen e Mesme në Uashington, dhe ish-këshilltare presidenciale në Rumani. “Ata nuk ishin aq të guximshëm atëherë, me formulimet për SWIFT-in, dhe veçmas për eksportet e plehrave artificiale, nga të cilat po fitonin shumë para”.

“Taktikë negociuese”

Një javë para se të njoftohej për marrëveshjen për Detin e Zi, Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë hartuan një kornizë për një armëpushim të kufizuar i cili synonte të ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë – sikurse janë termocentralet, linjat e transmisionit dhe nënstacionet.

Megjithatë, forcat ukrainase dhe ruse kanë vazhduar të sulmojnë njëra-tjetrën me dronë dhe raketa, përfshirë edhe gjatë natës të 26 marsit.

Dmytro Lytvyn, këshilltar i presidentit Volodymyr Zelensky, i tha Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë se Rusia kishte shënjestruar ndërtesat energjetike ukrainase të paktën tetë herë që nga 18 marsi.

Në deklarimet për gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka insistuar se urdhri i Putinit për një moratorium ndaj shënjestrimit të infrastrukturës energjetike ukrainase mbetet në fuqi.

Megjithatë, ai tha se nisma e Detit të Zi do të “aktivizohet pasi të përmbushen një sërë kushtesh”.

Deklarata e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë më 25 mars sinjalizoi gjerësisht se Uashingtoni do të ndihmonte në qasjen e serishme të Rusisë në tregjet për eksportet bujqësore dhe plehrat artificiale, si dhe në uljen e kostove për sigurimet detare dhe përmirësimin e qasjes në porte.

Në deklaratat e tij për gazetarët, Trump më vonë sinjalizoi se administrata e tij po e shqyrtonte mundësinë e heqjes së sanksioneve.

“Është një taktikë negociuese, por nuk është diçka befasuese apo e pazakontë”, tha Joja për pozicionin e Rusisë. “Ata nuk duan një armëpushim apo ndalim të luftës. Ata vazhdimisht po gjejnë arsyetime që kjo të më mos ndodhë, duke vendosur kushte që u shërbejnë interesave të tyre kombëtare”.

Rusia e ka bërë të qartë që qëllimi i saj përfundimtar është heqja e sanksioneve perëndimore. Megjithatë, këto sanksione mbeten një mjet negociues për administratën e Trumpit, prandaj ka pak gjasa që Shtëpia e Bardhë të kërkojë heqjen e të gjitha sanksioneve njëkohësisht, tha ekonomisti ukrainas, Borys Kushniruk.

“Nuk është në avantazhin e Trumpit që të largojë të gjitha sanksionet kundër Rusisë. Ky është një instrument për ndikim, prandaj pse të heqë dorë nga ai?”, tha Kushniruk për Radion Evropa e Lirë.

Mark Galeotti, ekspert për shërbimet ruse të sigurisë, argumentoi se zyrtarët rusë po përgatisnin një kurth për evropianët.

“Shumë nga koncesionet që Moska kërkon nuk janë thjesht në dorën e Uashingtonit”, tha ai në një editorial për revistën, The Spectator. “A do të pajtohet Evropa me planin amerikan, duke thelluar pakënaqësinë që ajo nuk është po ashtu në tryezën e negociatave, apo do të rezistojë, duke rrezikuar përsëri të izolohet nga një administratë që tashmë është eurofobike?”./REL



Ju sugjerojmë

Gjykata e Lartë rrezon rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrezon rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj

27 Qershor, 2025 9:24 am
SHBA: 30 milionë dollarë për një organizatë ndihmash në Gazë
Bota

SHBA: 30 milionë dollarë për një organizatë ndihmash në Gazë

27 Qershor, 2025 9:19 am
BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi
Bota

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

27 Qershor, 2025 9:17 am
Regjistrohen dy lëkundje tërmeti në Shqipëri
Aktualitet

Tërmet me magnitudë 4.1, ja ku ishte epiqendra. Zonat ku u ndjenë lëkundjet

27 Qershor, 2025 9:11 am
SHBA dhe Irani s’kanë caktuar ende periudhën e bisedimeve, por janë në kontakt
Bota

SHBA dhe Irani s’kanë caktuar ende periudhën e bisedimeve, por janë në kontakt

27 Qershor, 2025 8:55 am
Çfarë rrezikon Kosova në mungesë të institucioneve të reja?
Rajoni

Çfarë rrezikon Kosova në mungesë të institucioneve të reja?

27 Qershor, 2025 8:49 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Fushë-Krujë, shpërthim me lëndë plasëse pranë një biznesi/Detajet e para nga ngjarja

27 Qershor, 2025 8:44 am
Parashikimi i motit, 27 korrik 2023
Aktualitet

Ditë me diell me temperatura deri në 38 gradë Celsius! Parashikimi i motit sot

27 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 27 qershor 2025

27 Qershor, 2025 8:16 am
Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

26 Qershor, 2025 10:28 pm
Para
Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë

Donald Trump synon ashpërsimin e ligjit elektoral në SHBA

Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe

BE nuk shkëputet dot nga Rusia, importoi 18 për qind më shumë gaz në vitin 2024

Dumani vizitë në Holandë, takohet me kryeprokurorin

Dumani vizitë në Holandë, takohet me kryeprokurorin
















TE FUNDIT

Gjykata e Lartë rrezon rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj

Gjykata e Lartë rrezon rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj
27 Qershor, 2025

Gjykata e Lartë, ka rrëzuar rekursin e bërë nga Ajola Xoxa dhe nënës së saj, Valbona Xoxa. Ato kërkonin heqjen...

Lexo më shumë

SHBA: 30 milionë dollarë për një organizatë ndihmash në Gazë

SHBA: 30 milionë dollarë për një organizatë ndihmash në Gazë
27 Qershor, 2025

SHBA-ja miratoi mbështetjen e parë të drejtpërdrejtë financiare për organizatën private të ndihmave humanitare GHF, e cila ofron ndihmë humanitare...

Lexo më shumë

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi
27 Qershor, 2025

Samiti i BE-së në Bruksel përfundoi, por krerët e shteteve dhe qeverive nuk ranë dakord për gjithçka: Sanksionet kundër Rusisë...

Lexo më shumë

Tërmet me magnitudë 4.1, ja ku ishte epiqendra. Zonat ku u ndjenë lëkundjet

Regjistrohen dy lëkundje tërmeti në Shqipëri
27 Qershor, 2025

Ndihen sërish lëkundje sizmike në vend. Raportohet se lëkundjes kanë qenë me magnitudë, 4.1 të shkallës Rihter, me epiqendër 11...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com