“Suguki” quhen turshitë e përgatitura nga rrepa japoneze dhe së fundmi është zbuluar se në to gjenden disa baktere që parandalojnë gripin.
Bëhet fjalë për bakterin “Lactobacillus brevis”, i cili u testua nga studiuesit te miu dhe u pa se parandalonte që miu të sëmuret nga gripi.
Edhe pse kjo baktere akoma nuk është vërtetuar si efektive te njerëzit, shpresohet se do japë rezultate të ngjashme.
Kjo baktere shton punën e sistemit imunitar dhe ndihmon në prodhimin e anti-trupave specifikë kundër gripit.