Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A e dini se shumë shqiptarë tani bëjnë biznes me lulen e “makthit”?

2016/03/25 at 7:09 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A e dini se shumë shqiptarë tani bëjnë biznes me lulen e “makthit”?

Eshtë kaq e fortë dhe ndjellëse, saqë vetë Napoleoni thoshte se mund t’ia ndiente aromën që nga anija sa herë që kthehej në Korsikë ende pa e parë bregun. Legjendat thonë gjithashtu se lulet e kësaj bime thaheshin për t’ua ofruar Zotave Grekë.


Fantazia me siguri po ju çon shumë larg tani, por ajo që mund t’iu themi është se kjo bimë është pjesë e mjekësisë tradicionale në vendet e Mesdheut. Edhe pse popullaritetin e ka në të gjithë botën për shkak të vajit të tij tejet të shtrenjtë, kjo bimë rritet edhe në Shqipëri.

Sigurisht që po flasim për Helichrysum italicum (e njohur në shqip si makthi). Kjo bimë mrekullibërëse ka nisur të rritet në vitet e fundit në zonën e Koplikut në Malësinë e Madhe, në Lezhë dhe në një pjesë të vogël në kodrat e Tiranës.

Përmes projektit SAVS të USAID dhe AAC Lushnja janë asistuar fermerët e këtyre zonave për ta kultivuar këtë bimë mjekësore, e cila njihet si lulja që i buzëqesh diellit.

Por në fakt, po u buzëqesh dhe banorëve të Koplikut, të cilët arrijnë të sigurojnë jetesën nga kjo lule e re e cila ka një potencial të madh për biznes, siç pohon për Agroweb dhe Piro Rrapushi i AAC Lushnja. “Shoh një potencial të madh tek kjo bimë, veçanërisht në zonën e Koplikut dhe të Lezhës.

Ne kryem një studim fizibilieti, i cili na rezultoi i suksesshëm”. Momentalisht ka rreth 54 ha të mbjellë me helychrysum, por siç dhe pohojnë ekspertët, pritet që të shkojë deri në 100 ha.

Çka do të thotë se 100 familje nga Malësia e Madhe mund të sigurojnë jetesën e tyre falë kësaj bime, për vajin esencial të së cilës ka kërkesa shumë të mëdha në tregun evropian, veçanërisht në atë austriak. Por gjithashtu një tjetër zonë që ka nisur ta kultivojë helychrysum është Tirana. Besnik Koçi, i cili prej disa vitesh merret me bimët medicinale dhe me distilimin e tyre në vaj esencial, thotë për Agroweb se pas sherebelës, kjo është bima medicinale me më shumë potencial.

“Eshtë një biznes shumë fitimprurës, duke qenë se kërkesa është shumë e lartë. E vetmja gjë për të cilën do të na duhet të punojmë më shumë është cilësia e vajit”. Në tregun evropian 5 gram vaj helichrysum shitet për 20-30 Euro.  Por tani me siguri do të jeni duke pyetur: “Po çfarë ka ky vaji kaq të veçantë?” Shumë gjëra në fakt.

Helichrysum italicum (ose makthi) është një vaj esencial shumë unik në komponentët e tij molekularë. Eshtë vaji i vetëm që përmban të ashtuquajturat de-kitone që janë të sigurta por dhe shumë të fuqishëm, përbërësit e së cilës njihen për vetitë anti-inflamatore por gjithashtu ka veti të shkëlqyera relaksuese. Rigjenerues, anti inflamator, qetësues e çfarë mund të kërkosh më shumë nga një vaj terapeutik. A

roma e Helichrysum të bën të ndihesh mirë dhe ka një efekt në psikikë që mund të ndihmojë në lirimin e emocioneve negative. Sipas Gabriel Mojay eskpert në Terapinë e Aromave: “Këto janë zakonisht emocione që nuk tregohen, gjysëm zemërimi, hidhërimi dhe një qëndrim negativ prej kokëforti”. Helichrysum është një vaj esencial i shkëlqyer për masazhe relaksuese pasi ndikon si në aspektin fizik edhe në atë psikologjik, duke lehtësuar dhimbjen.

Siç dhe mund ta shihni, Helichrysum mund të shërbejë si një ilaç shërues për të gjithë ata që kërkojnë metoda më natyrale. Eshtë një vaj aq i sigurtë sa që mund të përdoret nga profesionistët e shëndetit pa hezitim.

Vërtet që është një vaj shumë i shtrenjtë, por mjaftojnë vetëm disa pika për të bërë mrekullinë dhe është një investim për ta patur në dollapin tuaj të ilaçeve në shtëpi. Aktualisht ka mbi pesëqind lloje të bimës Helichrysum; shumë ndajnë të njëjtat karakteristika si ngjyra jeshile dhe lulet e verdhë të ndritshme.

Por është vetëm Helichrysum ‘Italicum’ ajo që prodhon vajin esencial të përjetshëm, bimë që rritet edhe në vendin tonë. Një vaj, për të cilin ka kërkesa në të gjithë botën, por që në fakt të paktë janë ata që kanë mundësi ta kultivojnë duke qenë se kërkon një klimë mesdhetare, të cilin e ka Shqipëria.

Së bashku me sherebelën, levandën dhe çajin e malit, helichrysum mund të kthehet në një potencial të madh për Shqipërinë. Pasi pse jo edhe ne mund të kemi L’immortelle d’Albanie./ Agroweb



Ju sugjerojmë

I dehur në makinë, deputeti i PD-së pranon ngjarjen në GJKKO/SPAK kërkon dënimin…
Aktualitet

I dehur në makinë, deputeti i PD-së pranon ngjarjen në GJKKO/SPAK kërkon dënimin…

19 Qershor, 2025 2:20 pm
“Nuk ka filluar të flasë laptopi”/ Berisha: Nesër, lajm të veçantë
Aktualitet

“Nuk ka filluar të flasë laptopi”/ Berisha: Nesër, lajm të veçantë

19 Qershor, 2025 1:57 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

Mungoi në publik për disa ditë/ Sali Berisha flet për gjendjen e tij shëndetësore..

19 Qershor, 2025 1:56 pm
“S’ka moshë mbrojtja e së vërtetës”/Berisha:30 vite në politikë, por ky është mision
Aktualitet

Rinumërimi i votave/Berisha: Procesi, jo kërkesë primare e PD! Mbështesim kandidatët

19 Qershor, 2025 1:44 pm
VIDEO: Pranë plazhit, merr flakë pylli i Sodës në Vlorë
Aktualitet

VIDEO: Pranë plazhit, merr flakë pylli i Sodës në Vlorë

19 Qershor, 2025 1:37 pm
“Asnjë përpjekje për denoncimin e farsës së 2021”/Berisha: Basha luftoi për karrigen
Aktualitet

“Parashikuar si ministër i..”/Berisha: Arkend Balla,përfaqësues i kartelit Troplini

19 Qershor, 2025 1:34 pm
Ministeriali i Taorminës/Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen
Aktualitet

Ministeriali i Taorminës/Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen

19 Qershor, 2025 1:23 pm
I del në krah Iranit? Rusia paralajmëron SHBA-të
Bota

I del në krah Iranit? Rusia paralajmëron SHBA-të

19 Qershor, 2025 1:16 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Nga dhuna te trafiku i drogës/ Nën hetim e disa të arrestuar orët e fundit në Tiranë

19 Qershor, 2025 1:07 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjirokastër, i mituri plagos me thikë 49-vjeçarin

19 Qershor, 2025 12:57 pm
Para
Bashkëshortet në sallë, aktorët puthen në buzë

Bashkëshortet në sallë, aktorët puthen në buzë

Xhihani tregon arsyen e vërtetë të largimit të Gylserenit

Xhihani tregon arsyen e vërtetë të largimit të Gylserenit

Gaboheni, ky nuk është aksident, është një vrasje makabër

Gaboheni, ky nuk është aksident, është një vrasje makabër

Please login to join discussion















TE FUNDIT

I dehur në makinë, deputeti i PD-së pranon ngjarjen në GJKKO/SPAK kërkon dënimin…

I dehur në makinë, deputeti i PD-së pranon ngjarjen në GJKKO/SPAK kërkon dënimin…
19 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka relatuar konkluzionet përfundimtare për deputetin e Partisë Demokratike, Qani Xhafa,...

Lexo më shumë

“Nuk ka filluar të flasë laptopi”/ Berisha: Nesër, lajm të veçantë

“Nuk ka filluar të flasë laptopi”/ Berisha: Nesër, lajm të veçantë
19 Qershor, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se do të publikojë një tjetër “lajmi të veçantë” ditën e nesërme. Gjatë...

Lexo më shumë

Mungoi në publik për disa ditë/ Sali Berisha flet për gjendjen e tij shëndetësore..

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
19 Qershor, 2025

Prej 4 ditësh kryedemokrati, Sali Berisha ka munguar në publik, madje ai nuk u paraqit në SPAK ditë më parë...

Lexo më shumë

Rinumërimi i votave/Berisha: Procesi, jo kërkesë primare e PD! Mbështesim kandidatët

“S’ka moshë mbrojtja e së vërtetës”/Berisha:30 vite në politikë, por ky është mision
19 Qershor, 2025

Kyedemokrati Sali Berisha në konferencën për mediat, foli sot lidhur me procesin e rinumërimit të votave nga zgjedhjet e 11...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com