Studimi i Universitetit të Vermontit ka zbuluar që njerëzit, të cilët ushtrojnë rregullisht dhe që djersisin shumë, ka më pak gjasa që të sëmuren me kancerin e mushkërive dhe 38% me atë të zorrëve, në krahasim me njerëzit më pak aktivë.
Shmangeni ushqimin e skuqur
Personat që konsumojnë patate, pulë dhe peshk të skuqur ose ndonjë ushqim tjetër të ngjashëm një ose më shumë herë në javë janë për deri në 37% më të rrezikuar që të sëmuren nga kanceri i prostatës.
Pini lëng shege
Hulumtuesit nga Universiteti i Uiskonsinit kanë zbuluar që lëngu i shegës mundet ta reduktojë rritjen e kancerit të mushkërive.
Mos rrini ulur
Për më se 92 mijë raste të kancerit në vit mund të fajësohet fakti që njerëzit rrinë shumë ulur, sugjerojnë shkencëtarët e institutit amerikan për hulumtimin e kancerit. Lëvizjet më të shpeshta ndihmojnë që në organizëm, të reduktohet niveli i molekulave të lidhura me rrezikun nga kanceri.