Ju ka ndodhur që në momentet e eksitimit t’i vërsuleni partnerit e ta kafshoni? Nuk është çmenduri, është thjesht një “agresion i ëmbël” i cili shërben si mekanizëm kontrolli i emocioneve tuaja.
Kur njeriu ka nevojën për të kafshuar dikë, ajo që ndjen është kaq e fortë saqë e ka të pamundur të kontrollojë veten.
“Kafshimi” është një nga këto mënyra ekuilibrimi të emocioneve.
Kjo është vërtetuar nga një grup studiuesish amerikanë të Universitetit të Yale, në Connecticut.