Kombëtarja e Futbollit udhëtoi sot nga Rinasi drej Tiranës me autobusin e hapur që i mahniti të gjithë.
Po ajo që ne nuk dimë është se ai iu mundësua qeverisë shqiptare nga Maqedonia. Zv. kryeministri i qeverisë maqedonase Festim Halili, është ai që u ka ardhur në ndihmë autoriteteve shqiptare në këtë ditë.
Shqipëria nuk kishte një autobus të këtij lloji formati, prandaj kërkoi fillimisht mbështetjen e italianëve.
Duke qenë se ata vonuan në një përgjgje, Halili që është edhe një tifoz i Kombëtares, e siguroi autobusin duke e marrë prej Ndermarrjes Publike të Transportit në Shkup.