Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A duhet ti kërkojmë ndjesë Edi Ramës?

2016/03/15 at 11:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
A duhet ti kërkojmë ndjesë Edi Ramës?

Astrit Patozi

Shtypi raportoi sot se Arben Ndoka u takua me Edi Ramën, menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndoshta  për të shkëmbyer pikëpamje për zhvillimet e fundit politike në vend dhe sidomos për reformën në drejtësi. Është fakt i pakontenstueshëm se deputetit të dorëhequr i janë besuar celësat e “Rilindjes” së Lezhës, ndaj dhe nuk kemi pse e vrasim mendjen shumë për temën e saktë të takimit të tij me kryeministrin.

Disa ditë më parë të njëjtën gjë bëri Armando Prenga, i cili erdhi në seancë me kartën e deputetit në xhep për të votuar ministrat e rinj të Edi Ramës, megjithëse ky i fundit thotë se e ka përjashtuar nga partia. Një Zot e di se si kishte mundur ta siguronte kartën Prenga, kur dihet botërisht se 6 muajt e fundit ai ka qenë ose në burg, ose në shtëpi, por jo në sallën e Kuvendit. Por ky detaj mund të mos jetë aq i rëndësishëm, kur mendon se ai erdhi në parlament pikërisht në ditën që po debatohej me zjarr dhe me vezë pikërisht për rikthimin e tij, si një sfidë poshtëruese që i bëhej procesit të dekriminalizimit.

I sjell në vëmendje këto episode, pasi kam vënë re se Edi Rama ka nisur prej disa ditësh të na tundë para hundëve dorashkën e një dueli, për të cilin, përpiqet të duket se ndjehet i sigurt që e fiton. Me një ngazëllim, që i lexohet në çdo muskul, sikur të ketë zbuluar ilaçin e përjetësisë politike, Edi Rama po i kërkon Partisë Demokratike që tani të tregojë se kush janë 19 kriminelët, për të cilët ajo fliste para se të votohej ligji i dekriminalizimit. A thua se po dolën 18 banditët, që ai i solli në parlament, e gjitha kauza jonë bie, madje na duhet t’i kërkojmë falje kryeministrit se i kemi shtuar pa të drejtë një kriminel me kravatë.

Dhe kjo, sipas meje, nuk është vetëm qesharake. Është e frikshme, më shumë. Le ta zemë për një cast se opozita paska ekzagjeruar në akuzat e veta, ndonëse për këtë nuk jam i sigurt, sepse ende nuk ka nisur të aplikohet ligji. Le të mendojmë për një çast se ndoshta nuk do të bjerë asnjë deputet apo zyrtar i lartë i PS në çarkun e dekriminalizimit, edhe për shkak se ka pasur një rezistencë të pazakontë për të lënë sa më shumë hapësira për banditët potencialë nga shefi i tyre. Se na mbajtën dy ditë peng në parlament shokët e Armando Prengës për të votuar formularin e vetëdeklarimit, ndërkohë që u kujdesën t’ia çojnë në shtëpi atij kartën e deputetit.

Por pse more nuk mjaftojnë ata 7 apo 8 deputetë, që i njeh tashmë i madh e i vogël në Shqipëri si vrasës apo trafikantë, që gjithkush të mendojë se ky është parlamenti më i kriminalizuar në planet?

Edhe një sikur të ishte, do të mjaftonte të ulje kokën, sepse askush prej tyre nuk ka ardhur rastësisht në atë sallë. Por janë kërkuar me qiri dhe janë sjellë aty personalisht nga Edi Rama, pikërisht për shkak të “cilësive të veçanta”. Të tilla, që na bëjnë të ndjehemi keq ne që s’kemi asnjë lidhje me ta, por që çuditërisht nuk e turpërojnë fare qëmtuesin dhe promovuesin e tyre. Madje, nuk e pengojnë atë të krekoset dhe të na hakërrehet, se duhet t’i bëjmë mirë llogaritë kur flasim për ta, sepse vetëm po qenë më shumë se 18 kriminelë në parlament Shqipëria duhet të shqetësohet. Ndryshe, jemi në “drejtimin e duhur”.

Dhe si për t’i vënë kapak kësaj historie të pistë, para syve tanë po shfaqen skena të neveritshme të natyralizimit të banditëve, pasi edhe të mbeturit rastësisht në rrjetën e dekriminalizimit nuk po flaken, por po riciklohen. Ne po i nxjerrim nga dera, ata na hyjnë nga dritarja, si Prenga dhe Ndoka, duke dëshmuar se Edi Rama nuk e ka pasur taktikë të përkohshme përdorimin e “të fortëve”, por një strategji permanente politike. Dhe pas kësaj që po ndodh, a ka më vlerë të pyesësh se sa është numri i kriminelëve të Edi Ramës në parlament, dhe jo vetëm aty?

Ju sugjerojmë

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Para
Kreshnik Spahiu: Bleona pa mbathje, jo faj i portalit por i fenomenit

Kreshnik Spahiu: Bleona pa mbathje, jo faj i portalit por i fenomenit

Basketbollisti malazez ironi me Ramën: Faleminderit që na le pa stërvitje

Basketbollisti malazez ironi me Ramën: Faleminderit që na le pa stërvitje

Reagon Majlinda Bregu: Qeveria u kujtua pas 3 vitesh për mediat online

Reagon Majlinda Bregu: Qeveria u kujtua pas 3 vitesh për mediat online

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve. Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’ i cili...

Lexo më shumë

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
6 Qershor, 2025

Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka çmontuar një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës, që përdorte varkash të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com