Mjekja Robynne Chutka thotë se sapuni antibakterial, shpesh me përmbajtje të lartë kimikatesh, heq pisllëkun dhe papastërtitë që trupi ka mbledhur gjatë ditës, por e ndalon atë që të njohë bakteret e “mira”.
“Pisllëku nuk shkakton sëmundje, por dëmtimi në mënyrë të vazhdueshme të baktereve të mira në lëkurë mund të dëmtojë imunitetin tonë”, thotë ekspertja amerikane.
Në periudhën e viruseve sezonale këshillohet larja e duarve me sapun dhe ujë të ngrohtë, por Dr. Chutkan thotë se dezinfektuesit e duarve nuk janë aq të vlefshme.
Sipas saj, pjesa më e madhe e mikrobeve në lëkurë e duar nuk janë infektues, që mund të shkaktojnë infeksione serioze. Ato janë baktere të padëmshme.