Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A duhet negociuar me terroristët mediatikë?!

2017/02/19 at 4:03 PM
në Aktualitet, Komente
Kohë leximi: 2 min
A A
A duhet negociuar me terroristët mediatikë?!

Nga Fatjona Mejdini


Një mike e dashur dhe kolege gazetare në ditën kur po transmetonte ‘live’ një protestë opozitare u gjend përpara një incidenti njerëzor.
Fundshpina e saj u ekspozua pak më shumë se normalisht, teksa ishte duke u përkulur për t’i drejtuar mikrofonin një përfaqësuesi të opozitës, nën trysninë e kërkesave që vinin nga redaksia, lajmit që po ndodhte dhe turmës së militantëve përmes të cilëve duhet të kalonte.

Incidenti njerëzor u fotografua dhe u shpërnda ne rrjetet sociale, ku turmat anonime mund të bënin me të gallatën e radhës, për të vrarë disa sekonda të jetës parazitare në kërkimin e scoop-it të radhës. Por ajo që më shokoi ishte shpërndarja e fotografisë në ato portale online që qytetarët e këtij vendi i quajnë media.

Fakti se një shpinë aksidentalisht e zbuluar e një femre u gjend pranë drejtuesve opozitare, ishte shtysë e pandalshme për ta publikuar këtë fotografi në portal. Qëllimi sigurisht ishte ‘madhor’, kjo fotografi do të godiste moralin e opozitarëve dhe kauzës së tyre dhe çdokush tjetër që gjendej aksidentalisht në të duhet të injorohej pa mëshire.

Duke parë këtë absurditet dhe e mbushur me revoltë u mundova të identifikoja mediat ku fotografia ishte shfaqur për t’ju kërkuar ta hiqnin, pasi në gjykimin tim nuk përbënte asnjë lajm por ishte një qëndrim dashakeq ndaj një kolege në detyrë.
Përgjigjet që mora ishin nga më te ndryshmet. Dikush madje pranoi ta hiqte fotografinë por me kushtin që unë duhet të pranoja se incidenti kishte provokuar estetikën e publikut dhe se ai duhej denoncuar doemos.

Në një moment pata ndjesinë se isha duke diskutuar jo me njerëz të cilët publiku i konsideron përfaqësues të medias, por me terroristë, të cilët tashmë kishin në dorë gjahun e tyre të përvetësuar në mënyrë të pamoralshme dhe po përpiqeshin ta shisnin sa më shtrenjtë.

Në fakt ka një politikë mjaft të njohur në diplomacinë botërore, ku negocimi me terroristë është i papranueshëm. Kjo për shkak se në vend të zgjidhjes së fenomenit krijohet një treg, që rrit aksionet e një grupi të pamoralshëm me të cilin duhet luftuar dhe jo negociuar.

Në rastin konkret kuptova se negocimi me ata që pa frikë mund të quhen terroristë mediatik, zhvillon të njëjtin fenomen. Papritur disa njerëz pa etikë e gjejnë vetën t’ju kërkohet një favor kur në fakt fenomeni duhet dënuar me forcë.

Një zgjidhje më e mirë është që këta zotërinj e zonja portalesh të denoncohen fillimisht me zë të lartë dhe produket që ata kërkojnë të shesin të raportohen si shkelje dhe qytetarët të ftohen t’i bojkotojnë.

Kjo duhet të ndodhë jo vetëm kur personazhi në kurth është koleg i yni, por edhe kur ai është një fëmijë, grua, burrë apo dikush i moshuar. Negociata në këto raste nuk vlejnë sepse terrorizmi është një farë e keqe që përhapet në çdo fushë, me shpejtësi.

 



Ju sugjerojmë

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

22 Gusht, 2025 9:49 pm
Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët
Aktualitet

Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët

22 Gusht, 2025 7:49 pm
Tiranë/Plagosja e 21-vjeçarit,blutë:Autorët i shkuan në shtëpi,e goditën me shishe..
Aktualitet

Tiranë/Plagosja e 21-vjeçarit,blutë:Autorët i shkuan në shtëpi,e goditën me shishe..

22 Gusht, 2025 7:02 pm
AMA miraton ndryshimet e rregullores së autorizimeve
Aktualitet

AMA miraton ndryshimet e rregullores së autorizimeve

22 Gusht, 2025 6:52 pm
Krimi në Greqi, ja e  shkuara problematike e 40-vjeçarit shqiptar që vrau gruan
Aktualitet

Krimi në Greqi, ja e shkuara problematike e 40-vjeçarit shqiptar që vrau gruan

22 Gusht, 2025 6:15 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK:Nën hetim 14 zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë, mes tyre tre deputetë dhe një …

22 Gusht, 2025 5:40 pm
Situata e zjarreve në vend, 13 vatra në orët e fundit
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra në orët e fundit

22 Gusht, 2025 5:07 pm
“Air Albania”, linja ajrore që mban gjallë flamurin shqiptar në qiell
Aktualitet

“Air Albania”, linja ajrore që mban gjallë flamurin shqiptar në qiell

22 Gusht, 2025 3:42 pm
Situata energjetike, Balluku:  Konsumi i energjisë është rritur me 2.2%
Aktualitet

Situata energjetike, Balluku: Konsumi i energjisë është rritur me 2.2%

22 Gusht, 2025 3:27 pm
Aksioni në jug, IKMT shemb objektin e dytë të skualifikuar nga legalizimet
Aktualitet

Aksioni në jug, IKMT shemb objektin e dytë të skualifikuar nga legalizimet

22 Gusht, 2025 11:29 am
Para
VIDEO/ Të arrestuarit nuk morën pjesë direkt në grabitjet në Rinas

VIDEO/ Të arrestuarit nuk morën pjesë direkt në grabitjet në Rinas

Ndarja e binjakëve nga Elbasani: Hajde në shtëpi, ndihem bosh pa ty

Ndarja e binjakëve nga Elbasani: Hajde në shtëpi, ndihem bosh pa ty

Ja kush ishte vajza që vdiq sot në aksidentin e Elbasanit

Ja kush ishte vajza që vdiq sot në aksidentin e Elbasanit
















TE FUNDIT

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
22 Gusht, 2025

Një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë, që udhëtonte nga ujëvarat e Niagarës drejt New York, ka pësuar një aksident...

Lexo më shumë

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt
22 Gusht, 2025

Autoritetet amerikane kanë vendosur të rishikojnë të gjithë 55 milionë vizat e të huajve sa jetojnë në këtë vend me viza të vlefshme amerikane, shpjegoi...

Lexo më shumë

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi
22 Gusht, 2025

Zyrtarë të Listës Serbe janë pritur në një takim në Serbi nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe,...

Lexo më shumë

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
22 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi” në Vlorë. Një shtetas 33 vjeç...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com