Ditën e sotme në orën 10:30, KQZ do të vendosë për mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës pasi u dënua me dy vite burg nga Gjykata e Posaçme nën akuzën e shitblerjes së votave.
Pak para nisjes së mbledhjes, Beleri ka mbërritur në ambientet e KQZ me furgonin e policisë.
Ditën e djeshme, përfaqësuesja e Fredi Belerit, avokatja Klodiana Gjyzari kërkoi që nuk mund të jepet një vendim për mandatin e Belerit, pa qenë ai i pranishëm dhe të japë argumentet e tij. Në këtë mënyrë, u shtye dhe dhënia e vendimit në lidhje me vlefshmërinë për mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Beleri.