Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do të vendosin shqiptarët për presidentin e Maqedonisë së Veriut më 8 maj?

2024/04/25 at 9:37 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A do të vendosin shqiptarët për presidentin e Maqedonisë së Veriut më 8 maj?

Kandidatja opozitare Gordana Siljanovska-Davkova e ka fituar bindshëm rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut të mërkurën, dhe do të përballet me presidentin aktual, Stevo Pendarovski, në rundin e dytë muajin e ardhshëm.


Por, me gjithë fitoren bindëse të Davkovës në rundin e parë, votat e shqiptarëve mund përsëri të luajnë rol kyç në rundin e dytë, sikurse para pesë vjetëve.

Davkova – duke folur pasi e fitoi rundin e parë – tha se nuk është kundër integrimit evropian të vendit, por se kërkon që integrimi “të mos bëhet duke dëmtuar interesat shtetërore e kombëtare maqedonase”. Ajo u zotua se, nëse zgjidhet presidente, do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit rajonal, “që vendet e rajonit së bashku të ecin drejt rrugës së integrimit në Bashkim Evropian”. Kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, u zotua se do ta vazhdojë betejën në rundin e dytë të zgjedhjeve “për një fitore dhe për realizimin e agjendës evropiane” të Maqedonisë së Veriut.

“Koncepti im është që të jetojmë në një shteti të integruar në BE dhe jo të izoluar. Në një shtet ku nuk do të ketë ndarja dhe i cili do të jetë pjesë e integrimeve euroatlantike”, tha Pendarovski. Sipas KSHZ, rreth 49 për qind e 1.8 milionë shtetasve më të drejt vote e hodhën votën në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mërkurën. Fitorja e thellë e kandidates opozitare Davkova ishte parashikuar pothuajse në të gjitha hulumtimit e opinionit publik.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Davkova – e cila vjen nga partia opozitare VMRO DPMNE – i fitoi 40.10 për qind të votave, ndërsa Pendarovski nga Lidhja Social Demokrate (LSDM) në pushtet, i fitoi 19.93 për qind të votave. Shtatë kandidatë garuan në rundin e parë, në mesin e të cilëve edhe dy shqiptarë, të cilët nuk ia dolën të fitonin vota të mjaftueshme për ta siguruar balotazhin. Bujar Osmani nga Fronti Evropian i mori 13.36 për qind të votave, ndërsa Arben Taravari nga koalicioni opozitar VLEN 9.21 për qind të votave.

Zgjedhjet presidenciale të 24 prillit shihen si test i rëndësishëm për partitë politike, pasi ato u mbajtën pak javë para zgjedhjeve parlamentare të majit. Sipas vlerësimet të njohësve të çështjeve politike, VMRO DPMNE është pranë fitores së dyfishtë më 8 maj, Presidencës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. VMRO DPMNE-ja është një parti konservatore maqedonase me ideologji demokristiane, e cila ka kundërshtuar Marrëveshjen e Prespës me Greqinë për ndryshimin e emrit Maqedoni në Maqedoni të Veriut, pavarësisht se ky ishte kusht për anëtarësimin e këtij vendi në NATO. Ajo kundërshton edhe ndryshimin e Kushtetutës së vendit për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj si popull shtetformues, që është kusht për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Politikat e kësaj partie kanë gjetur mbështetje të gjerë te popullata maqedonase, bazuar në të gjitha hulumtimet e opinionit publik të zhvilluara prej vitit 2018. Humbja e thellë e LSDM-së në rundin e parë presidencial ka të bëjë edhe me zhvillimet tjera, në veçanti me dështimet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjendjen në gjyqësor, që janë kritikuar në të gjitha raportet e BE-së dhe SHBA-së. Fitorja e VMRO-së i atribuohet edhe kritikave që kjo ka parti pati ndaj LSDM-së për “lëshimet e shumta” që ka bërë ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të cilën e ka akuzuar për përfshirje në krime të rënda dhe “kapjen e institucioneve shtetërore”.

A do të jetë vota e shqiptarëve vendimtare në rundin e dytë?
Davkova dhe Pendarovski do të përballen në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbahen më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare. Davkova ishte kandidate për presidente edhe në zgjedhjet e vitit 2019, por humbi në rundin e dytë përballë Pendarovskit, i cili triumfoi falë votave të shqiptarëve të cilët i ndihmuan ta përmbyste epërsinë e Davkovës nga rundi i parë i zgjedhjeve. Se a do të ketë përmbysje të rezultatit edhe më 8 maj mbetet të shihet, por bazuar në dallimin e thellë të Davkovës prej rreth 180 mijë votave, Pendarovskit i nevojitet mbështetja e dy kandidatët shqiptarë për president, Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit, që së bashku kanë siguruar rreth 200 mijë vota.

I pyetur se cilin kandidat do ta mbështesë më 8 maj, Taravari u përgjigj: “Ende nuk kemi vendosur. Si koalicion duhet të ulemi dhe të bisedojmë për këtë çështje”. Por, ai ka marrë një mesazh nga kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili e ka uruar për rezultatin e arritur në zgjedhje dhe i ka shprehur gatishmërinë për të biseduar për pjesëmarrjen e opozitës shqiptare në qeverinë e ardhshme pas 8 majit. Kandidati i Frontit Evropian, Bujar Osmani, gjithashtu nuk është prononcuar se cilin nga kandidatët do ta mbështesë në rundin e dytë, por ka përsëritur thirrjen për unitet në rrugën e integrimit evropian. “Të vazhdojmë këtë betejë, të bëhemi bashkë. Edhe ata që kanë dilemën më të vogël t’i bashkohen Frontit Evropian, sepse ai është garanci i së ardhmes së begatë evropiane”, ka deklaruar Osmani./REL



Ju sugjerojmë

Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt
Bota

Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt

21 Janar, 2026 9:02 am
“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…
Aktualitet

“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…

21 Janar, 2026 8:55 am
Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër
Aktualitet

Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër

21 Janar, 2026 8:46 am
Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur
Bota

Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur

21 Janar, 2026 8:44 am
15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë
Aktualitet

15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë

21 Janar, 2026 8:37 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 21 janar 2026

21 Janar, 2026 8:34 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 21 janar 2026

21 Janar, 2026 8:34 am
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 Janar, 2026 9:46 pm
Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë
Rajoni

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë

20 Janar, 2026 8:53 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Aktualitet

PD shkresë KLGJ dhe ILD: Irena Gjoka nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

20 Janar, 2026 8:43 pm
Para
Në mjet me 10 kg drogë, arrestohen 2 persona në Korçë

Në mjet me 10 kg drogë, arrestohen 2 persona në Korçë

Kurti nuk i përgjigjet as në “Whatsapp”, Rama: Unë i shkruaj, ai nuk flet…

Emisioni i RAI 3, Rama i përgjigjet moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit

Vrau ish-efektivin në Elbasan në vitin 2009, ekstradohet nga Britania 34-vjeçari

Vrau ish-efektivin në Elbasan në vitin 2009, ekstradohet nga Britania 34-vjeçari
















TE FUNDIT

Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt

Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt
21 Janar, 2026

Aeroplani Air Force One ku udhëtonte presidenti i SHBA, Donald Trump drejt Zvicrës ndryshoi kurs mbi Atlantik dhe u kthye mbrapsht për...

Lexo më shumë

“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…

“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…
21 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 15-vjetorin e 4 vrasjeve të qytetarëve më 21 janar të vitit 2011, në kohën kur...

Lexo më shumë

Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër

Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër
21 Janar, 2026

I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore të shoqëruar me temperatura të ulëta deri më...

Lexo më shumë

Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur

Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur
21 Janar, 2026

Një tjetër aksident i rëndë hekurudhor ka tronditur Spanjën, vetëm dy ditë pas një përplasjeje fatale mes dy trenave në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com