Gazeta “Dita” shkruan se disa burime konfidenciale i kanë pohuar se helikopteri EC 145 me numër bordi 637 ishte caktuar të transportonte sot kryeministrin Edi Rama në Kosovë, për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit Hashim Thaçi. “Dita” flet për një rastësi të çuditshme mes asaj që ndodhi dhe faktit që në të njëjtin helikopter ishte parashikuar të udhëtonte kreu i qeverisë.
Kryeministria nuk ka reaguar zyrtarisht për këtë lajm. Por disa burime të qeverisë i kanë dhënë disa shpejgime portalit “dritare”. Sipas tyre, Rama nuk ka udhëtuar kurrë më parë me këtë helikopter, pasi ai është shumë i vogël dhe nuk bën transport. “Kryeministri dhe grupi shoqërues fluturojnë ose me coguar 11 vendësh ose me helikopter VIP civil.Ndërsa sot nuk ishte planifikuar udhëtim me helikopter, por me makinë, për të marrë pjesë në ceremoninë për inagurimin e Thaçit si president i Kosovës, që do të zhvillohet nesër në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë”, i thanë burimet. Këtë lajm e postoi edhe Drejtori i Komunikimit të Kryeministrisë, Endri Fuga, në rrjetet sociale. /Lapsi.al