Në muajin prill të vitit të ardhshëm, Sali Berishës i përfundon mandati në krye të PD dhe për këtë arsye PD do të hap garën për të zgjedhur kryetarin.
Në emisionin “Opinion” Berisha është pyetur nëse do të rikandidonte përsëri për t’u zgjedhur në në krye të partisë, të cilën e drejton aktualisht.
Kësaj pyetje Berisha iu përgjigj duke thënë se do të rikandidojë dhe se “nuk ka tërheqje nga Sali Berisha përpara farsës”.
Blendi Fevziu: A do të rikandidoni në zgjedhjet e ardhshme?
Sali Berisha: Nuk ka tërheqje nga Sali Berisha përpara farsës. Jemi në farsë.
Blendi Fevziu: Pra, do të rikandidosh sërish?
Sali Berisha: Absolutisht do të rikandidoj.
Blendi Fevziu: A nuk mendoni se ka ardhur koha që të ketë përfaqësues më të ri që të kandidojë dhe ju mund të mbeteni si supervisor, si kryetar nderi?
Sali Berisha: Nuk funksionojnë partitë me supervizor. Partia nuk funksionon me supervizor, funksionon me lider.
Blendi Fevziu: Pra, ju do të paraqiteni në zgjedhjet e ardhshme për një mandat tjetër?
Sali Berisha: Po, padiskutim. Natyrisht me të gjithë anëtarësinë.
Zgjedhjet brenda PD-së në 2026 vijnë në një moment kritik për opozitën shqiptare, me debate të brendshme për drejtimin e partisë, garën për lidershipin dhe mënyrën se si do të përcaktohet e ardhmja politike e PD-së.