Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do të nisë ndonjë luftë mes Turqisë dhe Greqisë?

2020/07/25 at 8:29 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A do të nisë ndonjë luftë mes Turqisë dhe Greqisë?

Ditët e kaluara situata në Mesdheun Lindor është përkeqësuar në mënyrë të rrezikshme. Turqia ka njoftuar se anija “Oruc Reis” do të nisë së shpejti shpimet në kërkimit të gazit natyror pranë ishullit grek të Kastelorizo. Qeveria greke ka bërë të qartë se shpime të tilla nuk do të tolerohen, sepse ato do të zhvillohen në territorin grek. Sipas një raporti një konflikt i armatosur midis Turqisë dhe Greqisë arriti të shmangej vetëm të martën në mbrëmje përmes ndërmjetësimit të kancelares Angela Merkel, ndërkohë që forcat e armatosura të të dy vendeve vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie. A do të nisë Erdogani një luftë me Greqinë?


Politikë pickimesh ushtarake

Lidhur me këtë pyetje, Günter Seufert, drejtues i Qendrës për Studime të Aplikuara për Turqinë (CATS) pranë Fondacionit për Shkencë dhe Politikë në Berlin, tha në një intervistë për “Deutsche Welle” se “Erdogani do të vazhdojë politikën e tij të “pickimeve ushtarake”, sepse sikurse nuk e njeh Zonën Ekskluzive Ekonomike të Qipros dhe ndërmerr shpime për gaz atje, ai ka gjasa të urdhërojë në një të ardhme të afërt shpime për kërkim gazi në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Greqisë.”

Sipas Seufert çështja nëse do të ketë luftë varet nga mënyra sesi do të sillet Greqia, pra a do t’i ofrojë ajo negociata Turqisë apo jo. Gjithashtu kjo varet edhe nga mënyra sesi do të pozicionohen BE dhe sidomos SHBA. Në fund të fundit, Greqia dhe Turqia janë anëtare të NATO-s dhe vendet e mëdha të NATO-s duhet të ndërhyjnë si ndërmjetës.

Për momentin si Turqia dhe Greqia ngulin këmbë në pozicione maksimaliste. Në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtën Detare Athina pretendon që zona prej 200 miljesh detare si pjesë e Zonës Ekskluzive Ekonomike vlen edhe për ishujt e vegjël që i takojnë Greqisë, si p.sh. ishulli Kastelorizo, që gjendet më shumë se 500 kilometra larg Athinës por afër bregdetit të Turqisë. Kurse Turqia nuk e pranon këtë pretendim. Sipas ekspertit Günter Seufert e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo udhë pa krye janë bisedimet.

BE-ja e paaftë për pozicione të përbashkëta në politikën e jashtme

BE-ja ka kërcënuar me sanksione por deri tani nuk ka ndodhur asgjë. Shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell po i nxit të dy palët të negociojnë. Por për shkak të shumë çështjesh që kanë dalë në pah vitet e fundit si – çështja e refugjatëve, politika e energjisë, roli i Turqisë në Siri dhe Libi, BE-ja nuk është e bashkuar në qëndrimin ndaj Turqisë dhe secili vend mban qëndrime të ndryshme për të gjitha këto çështje në kuadër të interesave të veta kombëtare.

Kjo e bën edhe më të vështirë një politikë të përbashkët të Turqisë. Sidoqoftë eksperti mendon se “një strategji e përbashkët është më e rëndësishme se kurrë, sepse Turqia po bëhet gjithnjë e më agresive, për shembull duke përdorur refugjatët si armë për të bërë presion apo duke shkelur Zonat Ekskluzive Ekonomike të disa anëtarëve të BE-së.

SHBA ende e pavendosur për prioritetet

Lidhur me Shtetet e Bashkuara Günter Seufert mendon se ato janë në një pozitë të vështirë. Nga njëra anë, ato kanë shumë konflikte me Turqinë – si ai për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400. Nga ana tjetër, SHBA po përpiqen ta përdorin Turqinë për të minimizuar ndikimin e Rusisë në Mesdheun Lindor dhe në Libi. Sipas Günter Seufert “Uashingtoni nuk ka vendosur ende nëse do të pozicionohet kryesisht kundër Rusisë apo për të disiplinuar Turqinë. Erdogani përfiton nga kjo politikë e lëkundur e SHBA-së – si dhe pavendosmëria e BE-së.

Jo rastësi, por veprime me dimensione simbolike

Sipas ekspertit për Turqinë Seufert përzgjedhja e datës për nisjen e anijes kërkimore turke “Oruc Reis” nga porti i Antalias për në ujërat greke pranë ishullit Kastelorizo dhe për mbajtjen e faljes së parë në Hagia Sofian e rishndërruar së fundi në xhami, nuk janë rastësi, sepse përkojnë me ditën e nënshkrimit të Traktatit të Lozanës më 24 korrik 1923, kur u përcaktua kufiri midis Greqisë dhe Turqisë.

Sipas tij “politika e zotit Erdogan ka për qëllim krijimin e një Turqie të madhe. Fjala është për një Turqi, që ndryshe nga Turqia e Kemal Ataturkut, nuk është e orientuar nga Perëndimi, por nga historia dhe shtrirja territoriale e Perandorisë Osmane: ne jemi fuqia e re në rajon, ne po mbushim vakumin e pushtetit që u krijua nga tërheqja e SHBA-së dhe nga dobësia e BE-së, dhe ne përfaqësojmë interesat e muslimanëve sunitë në Lindjen e Mesme. Pasojat praktike të kësaj politike janë armatimi i ushtrisë turke dhe militarizimi i politikës së jashtme në Mesdheun Lindor. Kjo politikë gjithashtu ka dimensione të mëdha simbolike, siç është shndërrimi i Hagia Sofisë në xhami.”/ DW



Ju sugjerojmë

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
-U tha në Opinion

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

9 Maj, 2025 11:15 pm
Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
-U tha në Opinion

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

9 Maj, 2025 11:04 pm
Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
-U tha në Opinion

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

9 Maj, 2025 10:50 pm
Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
-U tha në Opinion

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

9 Maj, 2025 10:32 pm
Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027
-U tha në Opinion

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027

9 Maj, 2025 10:31 pm
Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin
-U tha në Opinion

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin

9 Maj, 2025 10:18 pm
Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…
Kryesore

Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…

9 Maj, 2025 9:55 pm
PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!
Politikë

PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!

9 Maj, 2025 9:24 pm
Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet
Kryesore

Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet

9 Maj, 2025 9:16 pm
Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!

9 Maj, 2025 9:11 pm
Para
Hoti: Është draftuar kapitulli i marrëveshjes me Serbinë për të pagjeturit

Hoti: Është draftuar kapitulli i marrëveshjes me Serbinë për të pagjeturit

Një burr nga Singapori pranon në SHBA se është agjent i Kinës

Një burr nga Singapori pranon në SHBA se është agjent i Kinës

“Golfi” me 168 km/h nuk i ndalon patrullës, policia e ndjek dhe zbulon…

"Golfi" me 168 km/h nuk i ndalon patrullës, policia e ndjek dhe zbulon...
















TE FUNDIT

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
9 Maj, 2025

Kreu i qeverisë, Edi Rama, është vënë përballë një pyetje “pikante” nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan....

Lexo më shumë

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan është ndalur edhe tek pensionet, për të cilat është...

Lexo më shumë

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
9 Maj, 2025

Kryesocialisti Edi Rama thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kundërshtari i tij Sali Berisha do të marrë një...

Lexo më shumë

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, nga ku ai duhet të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com