Gianni De Biasi ka dhënë indikacione se Taulant Xhaka dhe Ergys Kaçe mund ta përbëjnë mesfushën e Shqipërisë ndaj Francës.
Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka folur lidhur me përballjen e nesërme ndaj Francës.
I pyetur nëse do të luajnë dyshja Xhaka – Kaçe, tekniku italian u përgjigj duke thënë se pret që të dy të jenë 100% të gatshëm për nesër mbrëma.
“Kaçe duhet të jetë 100 për qind nesër, po ashtu edhe Xhaka”, ishte përgjigja e De Biasit, transmeton Panorama Sport.
“Do të punojmë mbi cilësitë tona, dimë cilësitë e kundërshtarëve. Ndeshjet luhen në disa ekuilibra dhe ne duhet të kemi kujdes dhe të gabojmë sa më pak të jetë e mundur sepse gabimet më pas kushtojnë, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”, shtoi ai lidhur me ndeshjen e nesërme.