Ambasada franceze në Tiranë ka paralajmëruar shtetasit francezë që të shmangin rrugët pranë parlamentit shqiptar, për shkak të protestës së Partisë Demokratikë.
Nëpërmjet faqes së saj zyrtare, Ambasada franceze njofton se “Partia Demokratike do të organizojë këtë të enjte, më 17 dhjetor, ora 10:00, një demonstratë përpara parlamentit për të penguar miratimin e buxhetit 2016″. “Kësisoj, Ambasada rekomandon shtetasit francezë të mos qarkullojnë në këtë zonë të kryeqytetit”.