Javën që lamë pas kantautori Kastro Zizo humbi nënën e tij. Nëpërmjet statuseve në rrjetet sociale, këngëtari ka pohuar se kjo ishte një humbje shumë e madhe në jetën e tij. Por a do të vazhdoj Kastro jetën e tij artistike?! Ai thotë “po”…
“Aktiviteti im artistik do te vazhdoje ne menyre normale. Çdo te hene ne#tvklan ” Your face sounds familiar”, cdo te shtune ne #rrokumtv me “Rrokum night me Kastro Zizo” dhe cdo te djele dhe te hene ne #digitalb me “#thurje“. Une do te vazhdoj te punoj dhe me fort akoma…kte do donte mami im, bekimin e saj e kam. Kte duan dhe familjaret e mi por kte besoj qe e doni dhe ju. Do jem me i forte dhe me produktiv. Ju falenderoj per mbeshtetjen qe me keni dhene…shpresoj qe do ta beni serish”.