Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me ish-deputetin Ervin Salianji në burgun e Fierit, ku ky i fundit po vuan dënimin e tij.
Pas takimit, Berisha i ka treguar gazetarëve se çfarë dhurate i ka dhënë Salianjit në burg.
“”I lartë”, Franz Kafkën. I solla dy libra. Njërin për, Obert, dhe të dytin, libër të Franz Kafkës.
Personeli i sjellshëm, natyrisht. Problemi është, nuk mjafton personeli, mjafton që, ata duhet të kenë ngrohje në çdo dhomë. Jo, Nuredinin e mbajnë me palestër dhe me tv dhe të tjera, kurse këta këtu dhe në burgje tjera nuk i japin para për të rregulluar ngrohjen.
Pavarësisht se si janë, këta meritojnë”, tha Berisha.
Ai u pyet nga gazetarët nëse mendon të largohet nga politika në rast se në zgjedhjet e 11 majit nuk bëhet rotacioni.
“Përmbysja e diktaturës është misioni për të cilin unë zotohem gjerë në orën e fundit të jetës sime. PD ka marrë mision të ri përmbysjen e diktaturës së dytë në Shqipëri, një diktaturë e bazuar në krim, drogë dhe vjedhjen e shqiptarëve”, u përgjigj Berisha.