Në emisionin “Opinion” kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi.
Bardhi tha se reforma në drejtësi nuk e arriti objektivin e saj, pasi shqiptarët po marrin drejtësi të vonuar dhe kjo gjë sipas tij, tregon që nuk ka efikasitet.
“Nuk ka asnjë bashkëpunim. Kur të mbushet një afat i caktuar i një reforme organet këshillimore, në këtë rast Komisioni i Venecias, mund të bëjnë një analizë për gjërat që nuk shkojnë. Qëllimi i reformës në drejtësi ishte të realizonte tre shtyllat kryesore, një nga ato është efikasiteti i sistemit, që do të thotë që qytetarët të paraqiten e sot e të marrin për një muaj drejtësinë. Sot qytetari paraqitet sot dhe drejtësinë e merr pas 19 vitesh”.
















