Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do ta mbërrijmë Europën pas të 60?

2017/03/25 at 7:43 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A do ta mbërrijmë Europën pas të 60?

Nga Jorida Tabaku


Në 25 marsin e vitit 1957, gjashtë shtete evropiane do të linin pas mëritë e tyre historike për t’u bashkuar në Sala Degli Orazi e Curiazi të Romës me një ideal të përbashkët të cilin do ta emëronin “Europa e Bashkuar”. Sot, 60 vjet pas Bashkimi Europian që lindi në idet e fund marsit BE gjendet përballë sfidave që nisin nga demokracia brenda anëtarëve të BE-së, problemet e një ekonomie që është sa e bashkuar aq edhe e ndarë si dhe dyshimin nëse mundet apo jo t’i mbijetojë valës së euroskepticizmit në rritje.

Mirëpo, sado e brishtë të duket, ky bashkim ka pasur përgjatë gjashtë dekadave të tij një variacion të shumëllojtë problemesh që kanë mundur të marrin formë përmes traktateve apo zgjidhjeve të momentit. Diplomati dhe ekonomisti Jean Monnet, duket se e kishte paraprirë fatin cinik të Bashkimit Europian kur shprehej se “Evropa do të farkëtohej në kohë krizash dhe do të jetë rezultati i zgjidhjeve të adoptuara në këto kohë krizash”. Të gjendur përballë një rreziku ekonomik por edhe dilemës për një monedhë të unifikuar dhe krizës ekonomike e financiare, vendet kryesore të BE kanë gjasa të rikrijojnë një pakt të ri ekonomik. Kriza e demokracive autokratike duket se do të marrë një goditje më të fortë me forcimin edhe një qasje të re të institucioneve evropiane por edhe përmes rritjes së rolit të parlamenteve vendase. Thënë më shqip; duket se Europa do të jetë fleksibël dhe e shtresëzuar për t’i dhënë frymë gjithkujt të jetojë në këtë bashkësi, duke vendosur natyrisht standarde më të larta për ato që duan të hyjnë.
Qartësisht, kjo stekë e ngritur nga ana e institucioneve evropiane do të jetë një pengesë më shumë për një vend si Shqipëria. Sfida që do të përballemi do të jetë më e vështirë se sa ajo që kishim katër vite më parë, ku statusi ishte pas votimit të tre ligjeve që u mbajtën peng.

Nëse BE sot shtron për diskutim forcimin e betejës ndaj demokracive liberale kjo do të thotë që Shqipëria jo vetëm që nuk duhet të mendojë futjen në zgjedhje vetëm të mazhorancës por edhe rritjen akoma më shumë të demokracisë në vend. Largimin e duarve të pushtetit nga kontrolli mediave, gjykatave, prokurorit dhe pushtetit vendor. Forcimin e institucioneve, që në katër vjet janë kthyer në zgjatime kryeministrore.

Nëse BE shtron në diskutim forcimin e monedhës dhe llogarisë për financat publike kjo do të thotë që Shqipëria duhet të ndërmarrë reforma të vërteta që prekin në thelb ekonominë. Nuk mundet që një vend si Shqipëria të qëndrojë peng i borxhit të lartë për shkak se qeveria do të pispilloset ndërkohë që ekonomia është inefiçente. Nuk mundet dot që buxheti i shtetit të ketë një humbje prej 2.82 mld dollarësh ndërkohë që kthimi i taksave në shërbime dhe mundësi investimi të jetë thuajse zero.

Kur BE shtron çështjen e përmisimit të institucioneve duke menduar qoftë edhe rritjen e peshës së parlamenteve të vendeve anëtare, nuk mund të integrohesh në BE nëse në kuvend ke persona të inkriminuar. Të cilët qeveria i mbron dhe i sajdis me forma nga më të ndryshmet, duke i emëruar në lista deputetësh dhe duke u blerë edhe mandatin.

Por gjithsesi mundësia dhe shansi ekziston për atë që realisht integrimin e ka prioritet dhe jo slogan elektoral. Partia Demokratike, për vetë historikun e saj të suksesshëm që nis nga nisja e negociatave e deri tek anëtarësimi në NATO dhe liberalizimi i vizave, ka dëshmuar që Europën nuk e ka pasur slogan por prioritet dhe ka punuar për të. Zotimi i PD-së është zbatimi i parimeve te Maastricht -it sa i takon deficitit buxhetor apo uljen e borxhit publik shoqëruar edhe me përmirësimin e shifrave të mbledhjes së të ardhurave.

Zotimi i Partisë Demokratike nuk është vetëm respektimi i institucioneve por edhe përmirësimi i tyre duke i vendosur në shërbim të demokracisë. Vetëm kështu ne jemi të bindur që mundet të hyjmë krenar dhe duke e merituar brenda familjes Europiane. Askush, nuk do të na falë një integrim për të cilin duhet të përpiqemi dhe duhet të punojmë për ta fituar dhe merituar.
Shqiptarët, po përballen 60 vjet pas traktatit të Romës, me një demokraci gjithnjë e më në ikje në vendin e tyre. 27 vjet pas rënies së diktaturës, vendi përjeton krizën më të madhe të tranzicionit. Duke imituar kësisoj regjimet më të frikshme totalitare, ndërkohë që vendi është mbushur me drogë e cila shpërndahet në gjithë vendet e BE sipas Europol.

E vetmja rrugë për të shpëtuar nga kjo situatë është garantimi i zgjedhjeve të lira, garancinë për këto zgjedhje e jep një qeveri teknike e cila do të shkëpusë një herë e mirë lidhjet e qeverisë aktuale me banditët. Përndryshe, BE do të mbetet thjesht një slogan ndërsa vendi jonë do të rrëshqasë mbase në të njëjtën diktaturë e cila 60 vite më parë na mbajti larg Traktatit të Romës.

Shenim: Foto e marre nga numri i Economist kushtuar 60 vjetorit te BE.

Etiketa: 60europajorida tabaku


Ju sugjerojmë

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

20 Tetor, 2025 11:24 pm
Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
Aktualitet

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

20 Tetor, 2025 11:07 pm
Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
-U tha në Opinion

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

20 Tetor, 2025 11:02 pm
Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
Emisionet

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

20 Tetor, 2025 10:45 pm
“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”
Rajoni

“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”

20 Tetor, 2025 10:11 pm
Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla
Bota

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla

20 Tetor, 2025 8:58 pm
Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni
Bota

Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni

20 Tetor, 2025 8:26 pm
Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen
Bota

Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen

20 Tetor, 2025 7:30 pm
Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkojë në burg
Bota

Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkojë në burg

20 Tetor, 2025 7:02 pm
Zelenski: Jam gati të takohem me Putin dhe Trump në Budapest
Bota

Zelenski: Jam gati të takohem me Putin dhe Trump në Budapest

20 Tetor, 2025 7:01 pm
Para
Zbardhet vrasja e Devollit/ Dha dëshmi të rreme për ngjarjen, arrestohet shoku i viktimës

Lajm i fundit/ Maskat grabisin tek rruga e Kavajës, terrorizojnë farmacisten 

Kush i qëndroi pranë Irma Libohovës, pas humbjes së bashkëshortit?

Kush i qëndroi pranë Irma Libohovës, pas humbjes së bashkëshortit?

Gazeta kroate/ Klimë lufte në Ballkan, Moska furnizon Beogradin me armatime  

Gazeta kroate/ Klimë lufte në Ballkan, Moska furnizon Beogradin me armatime  
















TE FUNDIT

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
20 Tetor, 2025

Valentina Markut, shqiptarja që po promovon mundësi të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka folur në...

Lexo më shumë

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
20 Tetor, 2025

Abu Dhabi po kthehet në një qendër të rëndësishme për investime, inovacion dhe zhvillim ekonomik — dhe në këtë skenë...

Lexo më shumë

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
20 Tetor, 2025

Aeroporti i Vlorës, është kthyer në një “shënjestër” mes aksionerëve për shkak të konflikteve midis tyre. Gazetari Berat Buzhali, i...

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
20 Tetor, 2025

Më 6 qershor të vitit 2021 qeveria shqiptare miratoi koncesionin për Aeroportin e Vlorës, një vepër e shumëpitur, si porta e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com