Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e cila u la jashtë Kryesisë së PL-së, është shprehur se nuk do të krijojë një fraksion të ri brenda kësaj force politike.
Pyetje: A do të krijosh fraksion brenda PL, pasi Ilir Meta ditët e fundit ka deklaruar se do t’i lejojë me statut?
“Nuk besoj tek fraksionet, por vërtetësia e secilit prej nesh. Fraksionin Monika Kryemadhi nuk e bën për të bërë për show, jam gladiatore me taka, nuk kam turp as nga takat dhe as të vishem si grua, sepse jam grua, nuk jam burrë. Beteja e Kryemadhi ka të bëjë me rritjen e shumë figurave të reja.