Nuk mund të thuhet se është thjesht një presion i kryeministrit Rama, por ajo që deklaroi ai në studion e “Top Story”, la të kuptojë se ai mund të marrë votat nga deputetët demokratë.
Për hir të së vërtetës kjo është një gjë e përfolur shumë kohë më parë në korridoret e politikës, por ajo që mbetet për t’u parë është fakti se sa do të realizohet ditën e nesërme.
Rama është pyetur drejtpërdrejt se a do të ketë deputet demokratë që do të votojnë Reformën në Drejtësi nëse ajo dërgohet në Kuvend?
Kryeministri i është përgjigjur pyetjes: “Kur të më tregoni një parlamnet nga të gjitha vendet që votonj 100% për një reform I hyjmë këtij disktumit. Reforma do 94 vota. Të thuash që disa deptuet shesin vota është e papranueshme. Unë besoj që PD nuk e do reformën por PD mund ta votojë reformën. Është shumë e vështirë të cosh kartonin e kuq dhe të bllokosh të gjithë reformën dhe ti mbyllësh derën hapjes së negociatave”.
Ky diskurs i ngritur nga kryeministri Edi Rama në studion e “Top Story” ka lënë të kuptojë se ai po fut kalin e trojës brenda gjirit të opozitës, ndërsa anga ana tjetër ai ka lënë të kuptojë se të gjithë ata deputetë që votojnë reformën në drejtësi, duhet të kuptojnë se në njëfarë mënyrë ata po i shërbejnë një të mirë shumë të madhe kombit të tyre.