Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A dështoi Pranvera Arabe? Ja tre mësime për lëvizjet civile dhe të ardhmen e vendeve të Lindjes

2016/01/15 at 11:52 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
A dështoi Pranvera Arabe? Ja tre mësime për lëvizjet civile dhe të ardhmen e vendeve të Lindjes

Si kjo javë, pesë vjet më parë, e para fitore nga të shumtat e pranverës Arabe u arrit në Tunizi.


Demonstrata popullore, përgjithësisht jo të dhunshme, kishin filluar katër javë më parë në pjesën e brendshme jugore të vendit.

Duke ndjekur vetë-sakrificën e një shitësi perimesh, Mohammed Bouazizi në 17 Dhjetor 2010, demonstratat u shpërndanë me shpejtësi, duke kulmuar në një tubim të madh jashtë ministrisë së jashtme në Tuniz në 14 Janar.

Atë ditë, në përballje me një opozitë dhe sulm përgjithësisht të planifikuar, udhëhiqte Presidenti i Tunizisë, Zine al-Abidine Ben Ali. Që prej asaj kohe ai u fsheh në Arabinë Saudite.

Por pse suksesi në pamje të jashtme i revolucionit Tunizian u ndoq nga kaq shumë katastrofa? Mund të jetë e vërtetë që një zhvillim i gjerë paqësor, që inspiroi miliona njerëz përreth botës, kontribuoi në situatën që ndeshet sot?

Luftra civile të ndërkombëtarizuara në Siri dhe Yemen, rritja e Shtetit Islamik, rregulli autoritar në Egjipt, përmbysja e qeverisë qendrore në Libi dhe emigrantët që rrezikojnë për ti shpëtuar këtij horrori?

Një përgjigje e shkurtër është se të shpëtosh nga një autoriteti diktatorial dhe i denigruar nuk është e mjaftueshme.

Të ndërtosh institucione demokratike dhe të ringresh besimin në një shtet me të meta, janë detyra më të vështira.

Ishte një dështim në të kuptuarit këtë gjë, që e çoi SHBA dhe Britaninë në aventurën e tyre shkatërrimtare në Irak në vitin 2003.

Por edhe mbrojtësit  e rezistencës qytetare paqësore,  shpesh  janë përqendruar në detyrën e shpëtimit prej diktatorëve më shumë se sa të planifikimi i asaj që vjen më pas.

Tunizia vetë, mbetet vendi që ka arritur më shumë ndryshime politike që prej pranverës Arabe me kostot më të pakta njerëzore. Regjimi nuk ra thjesht dhe vetëm prej largimit të Ben Ali. Ky ishte vetëm fillimi.

Brenda vendit filloi një luftë e gjatë, jo vetëm për të zëvendësuar pasuesit më të korruptuar dhe të papërgjegjshëm të regjimit të vjetër, por edhe për të hartuar një rend të ri kushtetues. Kjo mori dy vjet, dhe mundi të ketë sukses, sepse pati besim ndërmjet palëve të ndryshme të përfshira.

Cilët faktorë e bënë të mundur  tranzicionin drejt demokracisë shumëpartiake të Tunizisë?

Dy të cilat janë përmendur shpesh janë: Etika tradicionale e ushtrisë tuniziane që është apolitike dhe prirja kulturore Tunizisë në Evropë. Por një faktor i tretë kyç, i lidhur ngushtë me këto dyja, ishte roli i shquar i partisë Ennahda.

Shumë kohë para vitit 2011, ky organ islamik , shumë i ndryshëm nga grupet islamike në vende të tjera, ishte zhvilluar në një drejtim të fuqishëm demokratik. Nën presidencën e Ben Aliut, përvoja e saj e represionit ekstrem e çoi drejt bashkëpunimit me partitë e tjera politike. Pas revolucionit, njohu parakushtin absolutisht themelor të demokracisë: Palët duhet të jenë të gatshëm për të humbur zgjedhjet. Në vitin 2014 Ennahda i humbi zgjedhjet, por i pranoi.

Suksesi tunizian në shpëtimin nga Ben Ali u pasua në Egjipt me dorëheqjen e presidentit Hosni Mubarak në muajin shkurt të vitit 2011, nga vdekja e Kolonel Muamar Gadafit në Libi në Tetor dhe me largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh nga Jemeni, në shkurt 2012.

Me përjashtim të Libisë, ku ngjarjet ishin të dhunshme, këto revolucione mund të shihen si triumfet e rezistencës civile. Megjithatë, asnjë nga rastet e post-Tunizisë përfundoi me ndonjë sukses afatgjatë.

Egjipti pa një qeveri të zgjedhur prej “Vëllazërisë Myslimane” të dëbuar  nga ushtria me një grusht shteti që kishte më shumë mbështetje popullore, por që ka rezultuar në një regjim që është jo më pak autoritar se ai i Mubarakut.

palestinians-arab-spring-2011-3-26-13-20-71

Ndërkohë, në dy vende ku ka pasur lëvizje të forta opozitare, por jo revolucion, Bahreini dhe Siria, ka patur dy rezultate shumë të ndryshme. Asgjë prej  atyre  që demonstruesit kishin kërkuar nuk ndodhi sepse në Bahrein nuk pati një përforcim të qeverisë nga ndërhyrja e ushtrisë Saudite; dhe në Siri vijoi fatkeqësia absolute.

Fuqitë e jashtme nuk kanë luajtur një rol të lavdishëm, në asnjërën nga këto vende. Jemeni është shpartalluar dhe paqja duket shumë larg.

Problemet nuk kanë fund. Në mesazhin e tij të “ Shpresës për popullin e Egjiptit”, Ayman al-Zawahiri, i cili u bë udhëheqës i al-Kaidës pas vrasjes së Osama bin Ladenit në maj të vitit 2011, dukej i impresionuar nga kryengritjet në Tunizi dhe Egjipt.

Por fjalët e tij, të parashikueshme, nuk nënkuptonin ndonjë njohuri se konflikti paqësor  kishte arritur më shumë se gjithë planet vrastare të al-Kaedës. Për më tepër, rritja e Isis dhe celulat e saj që nga viti 2014 ka treguar se si lëvizjet ekstreme islamike mund të përfitojnë nga hapësirat ku qeveria ka rënë.

Në të vërtetë, ISIS e vë theksin në kontrollin fizik të territorit , gjë kjo që e dallon atë nga al-Kaida dhe është një pasojë logjike e vakumeve të energjisë që u shfaqën në shumë vende të prekura nga Pranvera Arabe.

Çfarë tregon kjo “përrallë” mjerimesh në lidhje me kapacitetin e rezistencës civile për të çliruar popullin nga autokracia?

Dalin tre mësime të forta :

E para është se rezistencat civile kanë pushtet dhe ndoshta nganjëherë shumë.

Ato mund të minojnë shtyllat mbi të cilat qendron autokracia. Megjithatë, rezistenca civile nuk mund të punojë kundër një sundimtari, i tillë si Bashar al-Assad në Siri, i cili mund të ketë mbështetjen e një segmenti të rëndësishëm të shoqërisë. Dhe, në qoftë se ajo ka rrëzuarshtyllat e autokracisë, pasuesit e saj duhet të njohin ekzistencën dhe me pasoja të rënda, të mungesës së energjisë njerëzore.

Mësimi i dytë është se tradita e të parit të rezistencës civile si natyralisht superiore ndaj punëve të rëndoma qeveritare  është thellësisht problematike.

Kudo që është përdorur kundër një regjimi, duhet të ketë një plan të besueshëm për qeverisjen e vendit. Në mungesë të një plani të tillë, rezistenca civile është pjesë e problemit, jo pjesë e zgjidhjes. Shumë prej Pranverave Arabe në pranverën e vitit 2011 ishin spontane dhe në disa raste pa udhëheqës, e kësisoj të papërshtatshme për të marrë rolet e lodhshme të partive politike apo avokatëve kushtetues.

Mësimi i tretë është se në shumë situata, është rasti i lëvizjeve për të bërë kërkesa më modeste se sa rënia e regjimit.

Në Jordani dhe Marok, për shembull, Pranvera Arabe kishte një karakter në thelb reformist. Mund tëjetë herët për të thënë se sa të suksesshëm kanë qenë, por ata kanë shmangur disa nga katastrofat e pesë viteve të fundit.

Ngjarjet e jashtëzakonshme që pasuan vdekjen e Bouazizi në një pjesë të largët të Tunizisë dukeshin në atë kohë si shembulli klasik i një efekti domino. Valët e fuqisë së popullit rrëzuan tiranët në të gjithë botën arabe.

Megjithatë, tragjeditë që pasuan konfirmojnë se çdo vend vepron ndryshe, si rezultat i historisë së ndryshme të tyre, ekonomisë, gjeografisë dhe sistemeve të besimit.

Revolucionet shpesh përhapen përtej kufijve. Por jo domsdosmërisht transmetohen ashtu siç duhet.

***

Marrë nga “The Guardian”

Përktheu: Alteo Hysi



Ju sugjerojmë

Bombardimet e SHBA/ Khamenei: Armiku sionist bëri një gabim të madh. Do ndëshkohen!
Bota

Bombardimet e SHBA/ Khamenei: Armiku sionist bëri një gabim të madh. Do ndëshkohen!

23 Qershor, 2025 10:34 am
Rinumërohen 437 kuti votimi në Tiranë, PD humbet 219 vota, PS 193 të tilla
Aktualitet

Rinumërohen 437 kuti votimi në Tiranë, PD humbet 219 vota, PS 193 të tilla

23 Qershor, 2025 10:28 am
Paraqitet në SPAK kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi

23 Qershor, 2025 10:23 am
Sekuestrohen 100 komplete me çadra dhe shezlongë në plazhin e Golemit,3 të proceduar
Aktualitet

Sekuestrohen 100 komplete me çadra dhe shezlongë në plazhin e Golemit,3 të proceduar

23 Qershor, 2025 10:22 am
Kukës/ Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve, tymi “pushton” zonën përreth
Aktualitet

Kukës/ Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve, tymi “pushton” zonën përreth

23 Qershor, 2025 10:13 am
Rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë
Bota

Rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë

23 Qershor, 2025 10:12 am
Mes katrahurës në Lindjen e Mesme, Azerbajxhani përpiqet të qëndrojë i qetë
Bota

Mes katrahurës në Lindjen e Mesme, Azerbajxhani përpiqet të qëndrojë i qetë

23 Qershor, 2025 10:03 am
U kap me doza kanabisi, i fshehu në një tunel afër një pallati/ Pranga 48 vjeçarit
Aktualitet

U kap me doza kanabisi, i fshehu në një tunel afër një pallati/ Pranga 48 vjeçarit

23 Qershor, 2025 10:02 am
Bllokohen 124 kg mish në Shkodër dhe disa biznese/ AKU: Ishin pa vulë dhe…
Aktualitet

Bllokohen 124 kg mish në Shkodër dhe disa biznese/ AKU: Ishin pa vulë dhe…

23 Qershor, 2025 9:51 am
Situata në Lindjen e Mesme/ Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot në Bruksel
Bota

Situata në Lindjen e Mesme/ Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot në Bruksel

23 Qershor, 2025 9:45 am
Para
Bes Kallaku “matchy matchy” me Ratin

Bes Kallaku "matchy matchy" me Ratin

Spartak Braho: Brenda vitit ndryshime të reja në qeveri

Braho: Të futen në draft rekomandimet e ekspertëve të LSI

OPDAT kërkon ndjesë: Përkthyem gabim ligjin

OPDAT kërkon ndjesë: Përkthyem gabim ligjin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Bombardimet e SHBA/ Khamenei: Armiku sionist bëri një gabim të madh. Do ndëshkohen!

Bombardimet e SHBA/ Khamenei: Armiku sionist bëri një gabim të madh. Do ndëshkohen!
23 Qershor, 2025

Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, reagoi për herë të parë pas bombardimeve të SHBA, duke lëshuar një mesazh të...

Lexo më shumë

Rinumërohen 437 kuti votimi në Tiranë, PD humbet 219 vota, PS 193 të tilla

Rinumërohen 437 kuti votimi në Tiranë, PD humbet 219 vota, PS 193 të tilla
23 Qershor, 2025

Procesi i rinumërimit të qendrave të votimit për qarkun Tiranë, ka vijuar dhe ditën e sotme në ambientet e Pallatit...

Lexo më shumë

Paraqitet në SPAK kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi

Paraqitet në SPAK kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi
23 Qershor, 2025

Është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kryetarja e Bashkisë së...

Lexo më shumë

Sekuestrohen 100 komplete me çadra dhe shezlongë në plazhin e Golemit,3 të proceduar

Sekuestrohen 100 komplete me çadra dhe shezlongë në plazhin e Golemit,3 të proceduar
23 Qershor, 2025

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com