Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A dëmtohet kandidimi i zonjës Harris nga lëvizjet pro-palestinezëve në Miçigan?

2024/09/25 at 7:54 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A dëmtohet kandidimi i zonjës Harris nga lëvizjet pro-palestinezëve në Miçigan?

Lëvizja Kombëtare e të Paangazhuarve që filloi si një protestë ndaj politikave të Presidentit Joe Biden për luftën në Gazë njoftoi javën e kaluar se nuk do të mbështesë kandidimin në zgjedhje të Nënpresidentes Kamala Harris. Një tjetër grup pro-palestinezëve, i quajtur “Braktisni Harrisin”, thonë se po punojnë që të mundësojnë humbjen e saj në zgjedhje. A mund të ndikojnë këto në rezultatin e zgjedhjeve në shtetet kyçe për betejën elektorale? Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara njofton nga Miçigani, shteti me përqindjen më të lartë të arabo-amerikanëve.


Dearborn-i, në Miçigan, njihet si kryeqyteti arab i Amerikës.

Në këtë qytet me shumicë arabe, në një shtet ku jetojnë gati 400 mijë arabo-amerikanë, shumë janë të zemëruar me politikat e Shteteve të Bashkuara për luftën në Gazë.

“Nuk jam i kënaqur me atë që po ndodh dhe nuk shpresoj se diçka do të ndryshojë së shpejti. Edhe nëse Kamala Harris hyn në lojë, nuk mendoj se ajo do të jetë në gjendje të bëjë shumë ndryshime”, thotë palestinezo-amerikani Abdallah Doleh.

Zonja Harris ka shfaqur në Dearborn reklama që nxjerrin në pah keqardhjen e saj për vuajtjet e banorëve në Gazë.

Por një organizatë politike me lidhje republikane po u shfaq po këtyre votuesve reklama që theksojnë mbështetjen e Nënpresidentes Harris për Izraelin dhe besimin hebre të bashkëshortit të saj, Doug Emhoff.

Duket se objektivi i reklamave janë 100 mijë banorët e Miçiganit që votuan si “të paangazhuar” në zgjedhjet paraprake në Partinë Demokrate, si formë proteste ndaj mbështetjes së administratës së Presidentit Biden për fushatën ushtarake të Izraelit.

Kur Nënpresidentja Harris vizitoi Miçiganin javën e kaluar, Lëvizja Kombëtare e të Paangazhuarve njoftoi se nuk do ta mbështeste kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale.

“Unë vetë, një palestinezo-amerikane, kam qenë gjithë jetës demokrate. Do të doja të isha pjesë e bllokut të votuesve që zgjedh presidenten e parë femër afrikano-amerikane, por Nënpresidentja Harris nuk më ka treguar se do të mbrojë njerëzit për të cilët shqetësohem”, thotë Layla Elabed, zëdhënëse e kësaj lëvizjeje.

Nënpresidentja Harris thotë se ajo mbështet sigurinë e Izraelit dhe të drejtat e palestinezëve.

“Presidenti Biden dhe unë po punojmë për t’i dhënë fund kësaj lufte në mënyrë që Izraeli të jetë i sigurt, pengjet të lirohen, vuajtjet në Gazë të marrin fund dhe populli palestinez të mund të realizojë të drejtën e tij për dinjitet, siguri, liri dhe vetëvendosje”, tha ajo.

Ndërkohë që nuk e mbështet kandidaturën e Nënpresidentes Harris, grupi i të paangazhuarve gjithashtu kundërshton kandidaturën e ish-Presidentit Donald Trump, për të cilin frikësohen se është mbështetës edhe më i fortë i Izraelit.

“Kur të rikthehem në Zyrën Ovale, do të mbështes të drejtën e Izraelit për të fituar në luftën kundër terrorit. Ata duhet ta kenë të drejtën për ta fituar luftën”, tha ish-Presidenti Trump.

Një tjetër lëvizje pro-palestinezëve, “Braktisni Harrisin”, thotë se po punon për humbjen e saj në zgjedhje, edhe nëse kjo do të thotë një fitore për ish-Presidentin Trump.

“Nuk mendoj se ka ndonjë ndryshim në politikë kur bëhet fjalë për Palestinën apo politikën e jashtme, kur flasim për këto të dyja. Ata janë po aq të këqij. Kështu që nuk ka shumë rëndësi për mua”, thotë Farah Khan, bashkëkryetare e lëvizjes “Braktisni Harrisin”.

Lëvizja “Braktisni Harrisin” po i inkurajon votuesit të mbështesin kandidatët e partive të treta që janë kundër luftës, si kandidatja e Partisë së Gjelbër, Jill Stein.

Në këtë shtet të pavendosur, zonja Harris dhe zoti Trump janë tashmë praktikisht të barabartë në anketime. Presidenti Biden e fitoi Miçiganin në vitin 2020 me vetëm 154 mijë vota më shumë se ish-Presidenti Trump. Në vitin 2016, Donald Trump-i fitoi në këtë shtet përballë Hillary Clinton-it, me pak më pak se 11 mijë vota.

Por humbja e votave për shkak të Gazës mund të mos nënkuptojë domosdoshmërisht se Nënpresidentja Harris do të humbasë në Miçigan.

Sindikata e Bashkuar e Punonjësve të Automobilëve, një forcë kryesore politike në këtë shtet, e ka mbështetur kandidaturën e zonjës Harris, dhe ekipi i saj elektoral po punon për të rritur mbështetjen në radhët e votuesve me ngjyrë.

“Nëse pjesëmarrja e afrikano-amerikanëve rritet dhe bie numri i votave të arabo-amerikanëve për demokratët, a do ta anulojnë ato njëra-tjetrën? Nuk e di. Sindikatat që kontaktojnë çdo votues dhe bëjnë gjithçka që munden, Sindikata e Punonjësve të Automobilëve, ato do të bëjnë diferencën”, thotë Ronald Stockton, profesor në Universitetin e Miçiganit.

Një tjetër faktor do të ishte nëse ish-Presidenti Trump do të fitonte terren në radhët e votuesve arabë dhe myslimanë.

Amer Ghalib, kryebashkiaku me origjinë jemene i qytetit Hamtramck, deklaroi mbështetjen për kandidimin e ish-Presidentit Trump, pasi u takua me të javën e kaluar.

Kjo mbështetje ka një rëndësi simbolike. Qyteti Hamtramck ka 30 mijë banorë, shumë prej të cilëve myslimanë.

Është i vetmi qytet në Shtetet e Bashkuara që ka një këshill bashkiak të përbërë krejtësisht nga myslimanë./VOA



Ju sugjerojmë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
Bota

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

9 Qershor, 2025 6:53 pm
Para
Takimi me shqiptarët në Amerikë, Veliaj: Vota e diasporës është një mundësi e madhe

Takimi me shqiptarët në Amerikë, Veliaj: Vota e diasporës është një mundësi e madhe

Rama në takim me liderët e Internacionales Socialiste, diskutohet mbi punën e kryer gjatë 2024

Rama në takim me liderët e Internacionales Socialiste, diskutohet mbi punën e kryer gjatë 2024

97% e të huajve vijnë në Shqipëri për pushime

97% e të huajve vijnë në Shqipëri për pushime
















TE FUNDIT

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
9 Qershor, 2025

Shumica socialiste dhe opozita në konferencën e kryetarëve nuk u dakortësuan në miratimin e kalendarit për punimet e Kuvendit në...

Lexo më shumë

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
9 Qershor, 2025

Java që ndryshon fatin! Astrologia Meri Shehu në emisionin “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin për këtë javë për 12...

Lexo më shumë

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
9 Qershor, 2025

Pesë referendumet që u mbajtën në Itali gjatë dy ditëve të fundit kanë dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com