Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimet në radhët e OSHEE, punonjësit në protestë: Jemi të kërcënuar

2023/03/17 at 10:10 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimet në radhët e OSHEE, punonjësit në protestë: Jemi të kërcënuar

Punonjësit e OSHEE Krujë dhe Fushë-Krujë kanë pezulluar punën për një periudhë kohe pa afat.

Janë rreth 70 punonjës të cilët mëngjesin e sotëm kanë vendosur të mos fillojnë punën, në shenjë proteste, pasi sipas tyre është e disfata herë që bien pre e arrestimeve tendencioze nga ana e policisë.

Shefi i ekipit të OSHEE, Bardhyl Sula dhe shefi i sektorit teknik, Migen Masha, kanë dhënë një prononcim për media, ku kanë thënë se  në qarkun Krujë, sa herë që zbulohen shtëpi bari apo sera kanabisi, vihen para përgjegjësisë punonjësit e OSHEE-së, të cilët arrijnë t’i gjurmojnë përmes lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Ata thonë se ditën e djeshme, pasi kanë zbuluar një serë me fidanë kanabisi (Ende e pa raportuar nga ana e policisë për mediat) janë arrestuar dy elektriciste.

Sula thotë se po penalizohen punonjës të OSHEE me argumentin që bashkëpunojnë me kriminele, por sipas tij, kjo nuk është e vërtetë.

“Dje kanë arrestuar grupin e punonjësve, 2 punonjës të OSHEE. Ne jemi 70 punonjës dhe ne po penalizohemi dita ditës. Arsyet janë shtëpitë e barit që i organizojnë njerëzit e krimit dhe arrestohen punonjësit e OSHEE. Ndihemi të kërcënuar. Kjo nuk është hera e parë, ne penalizohemi me argumentin që bashkëpunojmë me ta, por kjo nuk është e vërtetë. Ne vijmë në punë për të mbajtur familjen me bukë, për t’u ushqyer, ne çdo ditë jemi të kërcënuar kur vijmë në punë. Ne kërcënohemi kot, familjarët janë të indinjuar.”- tha ai.

Edhe Migen Masha thotë se OSHEE ka qenë gjithnjë në bashkëpunim me policinë e shtetit.

“OSHEE ka qenë gjithnjë me policinë e shtetit. Nuk sulmon dhe nuk zbulon autorët e vërtetë të shtëpive të barit. Përveç abonentëve që kanë nevojë, të sëmurë, që kanë fatkeqësi ne nuk do bashkëpunojmë më me policinë dhe nuk do ofrojmë më ndihmë.”- tha Masha.

Etiketa: arrestimeOSHEEproteste

Ju sugjerojmë

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin
Kryesore

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin

11 Tetor, 2025 10:46 pm
Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet
Aktualitet

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11 Tetor, 2025 10:11 pm
Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj
Sport

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

11 Tetor, 2025 9:38 pm
Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje
Aktualitet

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje

11 Tetor, 2025 8:41 pm
Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana
Sport

Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana

11 Tetor, 2025 7:51 pm
Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë
Kryesore

Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë

11 Tetor, 2025 7:02 pm
Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut, gjenden turistët
Aktualitet

Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut, gjenden turistët

11 Tetor, 2025 6:02 pm
Andorra bën surprizë në grupin tonë, barazon 2-2 në Letoni dhe merr pikën e parë
Sport

Andorra bën surprizë në grupin tonë, barazon 2-2 në Letoni dhe merr pikën e parë

11 Tetor, 2025 5:38 pm
Zelensky vlerëson Trump për marrëveshjen në Gaza: Arritje e jashtëzakonshme
Bota

Zelensky vlerëson Trump për marrëveshjen në Gaza: Arritje e jashtëzakonshme

11 Tetor, 2025 5:35 pm
Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet
Kronikë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11 Tetor, 2025 4:55 pm
Para
Video/ Momenti kur përmbytjet e fuqishme ndajnë rrugën në dysh në Turqi

Video/ Momenti kur përmbytjet e fuqishme ndajnë rrugën në dysh në Turqi

Kryetari i Bashkisë së Krujës paraqitet në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Krujës paraqitet në SPAK

Ndahet nga jeta në moshë të re kompozitori i talentuar shqiptar

Ndahet nga jeta në moshë të re kompozitori i talentuar shqiptar

TE FUNDIT

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin
11 Tetor, 2025

Kombëtarja shqiptare ka arritur një fitore të madhe në Serbi, duke mundur Kombëtaren vendase me rezultatin 0-1. Ishte Rei Mamaj...

Lexo më shumë

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet
11 Tetor, 2025

Një incident me armë ka ndodhur në qendër të Prishtinës, aty ku po ndiqet ndeshja Serbi-Shqipëri Pas golit të Rei...

Lexo më shumë

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj
11 Tetor, 2025

Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh ndaj asaj serbe, në super-sfidën që luhet në Leskovac. Ishte Rei Mamaj ai që i...

Lexo më shumë

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje
11 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e inagurimit të “Tirana Moons” në Sheshin Nënë Tereza, një oaz i gjelbër kushtuar librit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com