Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-shefi i shërbimit të inteligjencës së Bosnjës futet në “listën e zezë” të SHBA-së

2023/03/15 at 5:30 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-shefi i shërbimit të inteligjencës së Bosnjës futet në “listën e zezë” të SHBA-së

Osman Mehmedagiëç, ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë i Bosnjë dhe Hercegovinë, është futur në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara më 15 mars.


Ky vendim është publikuar në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Thesarit.

Në “listën e zezë” amerikane është futur edhe Dragan Stankoviç, u.d i drejtorit dhe më pas drejtor i Administratës së Republikës Sërpska për Çështje të Pronës dhe Gjeodezisë.

Ndërkaq, personi i tretë i sanksionuar nga SHBA-ja është Edin Gaçanin, i cili thuhet se është “një prej trafikantëve më të mëdhenj në botë të drogës”.

“Tre individët e sanksionuar paraqesin kërcënim për stabilitetin rajonal, besimin institucional dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje demokratike në Ballkanin Perëndimor”, tha Brian E.Nelson, nënsekretar i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të shënjestrojnë ata që përfshihen në korrupsion dhe minojnë marrëveshjet dhe institucionet e pasluftës që janë krijuar si pjesë e Marrëveshjes për Paqe të Dejtonit”, tha Nelson.

Mehmedagiç mblodhi informacione për SDA-në

Sipas Thesarit amerikan, Mehmedagiç si drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Bosnjës, kishte keqpërdorur kompaninë shtetërore të telekomunikacionit në favor të Partisë për Veprim Demokratik (SDA), një prej partive më të mëdha në vend.

“Mehmedagiç përdori BH Telecom për të mbledhur të dhëna të telefonave mobilë të politikanëve të Bosnjë e Hercegovinës që nuk ishin të lidhur me SDA-në. Ai po ashtu instruktoi një person për të ndjekur një zyrtar qeveritar të lidhur me partinë opozitare të entitetit të Republikës Sërpska”, u tha në njoftimin e SHBA-së.

Mehmedagiç, po ashtu thuhet se ka përdorur pozitën e tij, kërcënimet dhe lidhjet në mënyrë që të detyrojë kandidatët e Osmork, një grup i partive civile nga Bosnja, që të mbështesin SDA-në. SHBA-ja tha se ka informacione të besueshme se ai ka bashkëpunuar me rrjetet kriminale për të pasuruar veten dhe partinë e tij.

Më herët SHBA-ja kishte vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të lartë të SDA-së, Asim Sarajliç, Fadil Novaliç dhe Amir Zukiç.

Më 2015, Këshilli i Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës e emëroi Mehmedagiçin në postin e drejtorit të përgjithshëm të agjencisë së inteligjencës me sugjerimin e Denis Zvizdiç, kryetarit të Këshillit të Ministrave, që atëbotë ishte pjesë e SDA-së.

Ndërkaq, sipas njoftimit Dragan Stankoviç, në kohën kur ishte ushtrues detyre i drejtorit dhe më pas drejtor i Administratës për Çështje të Pronës dhe Gjeodezisë në Republikën Sërpska – agjencisë përgjegjëse për Ligjin e pronës – në prill të vitit 2022, kishte vënë në pikëpyetje rendin kushtetues të Bosnjës, duke përkrahur këtë legjislacion, që sipas SHBA-së, minon Marrëveshjen e Dejtonit.

“Ligji për pronën e Republikës Sërpska është përpjekje për të uzurpuar fuqinë shtetërore të Bosnjës mbi pronën shtetërore që gjendet në Republikën Sërpska, duke shkelur vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës dhe ndalesën për posedimin e pronës shtetërore të vendosur më 2005 nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë”, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Sa i përket Edin Gaçanin, SHBA-ja e përshkroi si një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në botë. Uashingtoni tha se ai është lider i Kartelit Tito i Dino, ku përfshihen anëtarë të familjes së tij dhe miq nga Bosnjë e Hercegovina.

Ky kartel, përveç trafikimit të narkotikëve në shumë shtete, është përfshirë edhe në pastrimin e parave dhe ka lidhje me grupin e organizuar kriminal Kinaah, një organizatë kriminale transnacionale që është sanksionuar më herët nga SHBA-ja.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se Gaçannin është sanksionuar për pjesëmarrje në aktivitete apo transaksione që materialisht kanë kontribuar ose kanë paraqitur rrezik në shpërndarjen ndërkombëtare të narkotikëve apo prodhimit të tyre.

Personat e sanksionuar përballen me ngrirje të të gjitha aseteve që mund të kenë në SHBA apo që janë në pronësi ose kontrollohen nga persona amerikanë./REL

 

 

Etiketa: bosnje hercegovineshba


Ju sugjerojmë

Hakerat rusë “sulmojnë” avionin e Von der Leyen,avioni u detyrua të ulet në Bullgari
Bota

Hakerat rusë “sulmojnë” avionin e Von der Leyen,avioni u detyrua të ulet në Bullgari

1 Shtator, 2025 12:15 pm
Tërmeti në Afganistan, shkon mbi 800 numri i viktimave
Bota

Tërmeti në Afganistan, shkon mbi 800 numri i viktimave

1 Shtator, 2025 11:47 am
Cila do të jetë strategjia e opozitës në paralament? Flet Berisha
Kryesore

Cila do të jetë strategjia e opozitës në paralament? Flet Berisha

1 Shtator, 2025 11:02 am
Tërmet në Afganistan, mbi 600 persona humbin jetën
Bota

Tërmet në Afganistan, mbi 600 persona humbin jetën

1 Shtator, 2025 9:51 am
Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë
Aktualitet

Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë

1 Shtator, 2025 9:40 am
Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Babai i kinemasë shqiptare, lamtumirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Babai i kinemasë shqiptare, lamtumirë

1 Shtator, 2025 9:02 am
Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti
Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti

1 Shtator, 2025 8:38 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

1 Shtator, 2025 8:20 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

1 Shtator, 2025 8:00 am
Aksident në Maliq, një person tranportohet në spital në gjendje të rëndë
Aktualitet

Sherr me thika në Korçë, dy persona të plagosur

31 Gusht, 2025 10:27 pm
Para
Video/Makina del nga rruga në Bulqizë, plagoset rëndë shoferi (Emri)

Video/Makina del nga rruga në Bulqizë, plagoset rëndë shoferi (Emri)

Formula 1/ Leclerc, 10 vende mbrapa në garën e Arabisë

Formula 1/ Leclerc, 10 vende mbrapa në garën e Arabisë

Video/ Rusia mëson nxënësit e fillores të përdorin kallashnikov

Video/ Rusia mëson nxënësit e fillores të përdorin kallashnikov
















TE FUNDIT

Hakerat rusë “sulmojnë” avionin e Von der Leyen,avioni u detyrua të ulet në Bullgari

Hakerat rusë “sulmojnë” avionin e Von der Leyen,avioni u detyrua të ulet në Bullgari
1 Shtator, 2025

Një sulm kibernetik, i cili dyshohet se është kryer nga Rusia shënjestroi të dielën Avionin me të cilin po udhëtonte...

Lexo më shumë

Tërmeti në Afganistan, shkon mbi 800 numri i viktimave

Tërmeti në Afganistan, shkon mbi 800 numri i viktimave
1 Shtator, 2025

Është rritur numri i viktimave nga tërmeti që ka goditur Afganistanin. Deri më tani janë konfirmuar më shumë se 800...

Lexo më shumë

Cila do të jetë strategjia e opozitës në paralament? Flet Berisha

Cila do të jetë strategjia e opozitës në paralament? Flet Berisha
1 Shtator, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë. Krahas akuzave ndaj qeverisë,...

Lexo më shumë

Tërmet në Afganistan, mbi 600 persona humbin jetën

Tërmet në Afganistan, mbi 600 persona humbin jetën
1 Shtator, 2025

Mbi 600 persona kanë humbur jetën nga një tërmet i fuqishëm që goditi Afganistanin. Mësohet se tërmeti ishte me mahnitudë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com