Është shkarkuar nga detyra drejtori i burgut të Drenovës, Altin Gusho. Gusho mbante detyrën e drejtorit të IEVP Drenovë prej 2 vitesh.
Mësohet se vendin e tij e zë Durim Toska. Toska ka mbajtur deri më tani postin e drejtorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Pogradecit. Ndërsa më herët, Toska ka qenë pjesë e policisë së shtetit.