Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Droni amerikan rrëzohet në Detin e Zi pasi u godit nga avioni rus

2023/03/14 at 7:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 1 min
A A
Droni amerikan rrëzohet në Detin e Zi pasi u godit nga avioni rus

Një avion luftarak rus Su-27 goditi të martën helikën e një droni vëzhgimi ushtarak amerikan “Reaper”. Si pasojë, forcat amerikane u detyruan ta rrëzojnë mjetin ajror pa pilot në ujërat ndërkombëtare të Detit të Zi.


Ushtria amerikane e cilësoi si “të papërgjegjshëm” incidentin që nxjerr edhe një herë në pah tensionet në rritje SHBA-Rusi lidhur me luftën e Moskës në Ukrainë.

“Avioni ynë MQ-9 po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur u godit nga një avion rus, duke rezultuar në rrëzimin dhe humbje të MQ-9-ës,” tha në një deklaratë gjenerali i Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara, James Hecker.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby tha se presidenti Joe Biden ishte informuar për incidentin nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.

Zoti Kirby tha se goditja ishte “e rrezikshme dhe joprofesionale” dhe rrëzimi i tillë i një avioni amerikan “është diçka e pashembullt”.

“Departamenti i Shtetit do të bisedojë drejtpërdrejt me homologët rusë dhe do të shprehë shqetësimet tona për këtë incident të rrezikshëm dhe joprofesional,” tha ai.

Komanda e Shteteve të Bashkuara në Evropë tha në një deklaratë nga Shtutgarti i Gjermanisë se Su-27 derdhi karburant dhe fluturoi disa herë përpara dronit amerikan MQ-9 përpara përplasjes “të papërgjegjshme, të pasigurt për mjedisin dhe joprofesionale”.

Nuk ka patur ende ndonjë reagim nga Moska, e cila ka shprehur vazhdimisht shqetësime për fluturimet e zbulimit amerikan pranë Gadishullit të Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi ilegalisht nga Ukraina në 2014.

Etiketa: avioniDeti i Zidronirusishba


Ju sugjerojmë

Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
Bota

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

27 Shtator, 2025 8:23 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Debat për çështje familjare, 41-vjeçari plagos në shtëpi kunatin

27 Shtator, 2025 8:14 pm
Franca lëshon fletë-arresti kundër Bashar al-Assad
Bota

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

27 Shtator, 2025 5:42 pm
Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja
Kronikë

Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja

27 Shtator, 2025 3:27 pm
Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
Kronikë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

27 Shtator, 2025 12:51 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
Kronikë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

27 Shtator, 2025 10:34 am
Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
Bota

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

26 Shtator, 2025 10:46 pm
“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Para
Britania rrit buxhetin për mbrojtjen, 6 miliardë dollarë më shumë

Britania rrit buxhetin për mbrojtjen, 6 miliardë dollarë më shumë

Çështja e zyrtarit të FBI, Berisha: Mafia shqiptare është më e rrezikshmja në botë

Berisha për atentatin në Don Bosko: Rama u ka dhënë licencë për të vrarë kriminelëve

Zgjedhjet/ Agron Duka tregon çfarë ka diskutuar me Sali Berishën

Zgjedhjet/ Agron Duka tregon çfarë ka diskutuar me Sali Berishën
















TE FUNDIT

Pse nuk duhet njohur Palestina

Pse nuk duhet njohur Palestina
27 Shtator, 2025

Nga Ben Blushi Njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania ka ngritur një pyetje themelore mbi moralin e popujve. Pyetja...

Lexo më shumë

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
27 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi sot NATO-n dhe Bashkimin Evropian se çdo agresion kundër vendit të tij do...

Lexo më shumë

Debat për çështje familjare, 41-vjeçari plagos në shtëpi kunatin

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
27 Shtator, 2025

Një debat për çështje familjare ka përfunduar me plagosjen e një shtetasi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në banesën...

Lexo më shumë

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

Franca lëshon fletë-arresti kundër Bashar al-Assad
27 Shtator, 2025

Autoritetet siriane kanë lëshuar një fletarrestim për ish-presidentin, Bashar al-Assad, mbi nëntë muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti, tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com