Ashtu sikurse kryeministri Edi Rama, edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, ka zgjedhur që këtë të martë të ndalet në Elbasan, për të festuar Ditën e Verës.
Ai është pritur me entuziazëm nga mbështetësit e tij, të cilët kanë brohoritur në kor ; ‘o yll’, “Berisha, o hero, ty gjithë Shqipëria të do”.
Gjatë vizitës në Elbasan, ish-kryeministri është pritur dhe nga disa vajza të veshura me kostume popullore, me ëmbëlsirën tradicionale, ballokumen, ndërsa i kanë vendosur dhe një verore në dorë, simbolikë e kësaj feste.