Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Na fal Mimoza që s’të mbrojtëm dot!

2023/03/13 at 9:54 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Na fal Mimoza që s’të mbrojtëm dot!

Nga Klodiana Lala


Mimoza Paja u qëllua pa mëshirë nga një dorë kriminale mbrëmjen e së dielës në zonën e Don Boskos në Tiranë. Një masakër e tmerrshme me 1 te vrare e gjashte 6 plagosur. Klithmat e mbesës 10-vjeçare teksa thërriste nenën, tronditën zonën.

E vogla mbeti e lënduar nga ciflat e xhamave qe u shpërndanë nga plumbat e armëve.

Ndërsa Mimoza, 60 vjeçe gjyshja e saj e dashur mbeti pa jete. Aty në derën e lokalit ku punonte si banakiere, lokal në pronësi të një emri te njohur te botes se krimit: Fation Murati!

Që do duhej të ishte në burg, jo në vilen e tij luksoze.

Moza siç e thërrisnin të gjithë kishte patur një jetë të veshtire. Të trishtë. Në moshën 5-vjeçare, ajo, dy motrat dhe vëllai mbetën jetimë. U rritën me shumë vështirësi.

Ajo sikurse dhe motra e vëllai krijuan jetën e tyre.

Moza solli ne jetë 3 vajza dhe 1 djalë.

Dukej sikur gjithçka në jetën e saj po shkonte me se miri.

Por jo.

Humbja e vëllait të vetëm do ta trondiste shume.

Dhimbje që nuk e kaloi kurrë.

“Ah sa vuajti” kujton mes lotësh një e afërme e saj. Vitet e fundit ajo nisi pune si banakiere. Ndërsa u zhvendos me qira vetëm 10 metra larg lokalit ku u qellua për vdekje.

“Si ua beri zemra ta qëllonin- vijon me tej e afërmja- për bukën e gojës punonte’.

Moza është viktima e radhës e pafajshme qe ekzekutohet nga vrasës gjakftohte të cilet nuk kursejnë askënd.

Nuk kursyen as Mozen, atë grua fisnike që rropatej për të rritur mbesën, e cila po rritej nën kujdesin e gjyshes pas divorcit të prindërve dhe martesës se nenës me një shqiptar te Kosovës.

Atë grua që mbylli sytë me një peng te madh, qe la pas një vajzë të vogël që me gjasë s’do mundet ta harrojë kurrë tragjedinë që i ndodhi në pak sekonda para syve. Që pa gjyshen pa jetë e të mbuluar nga gjaku.

Mimoza, na fal që s’të mbrojtëm dot.

“Hëngshit kokat’, tha dikur i pari i qeverisë. Nuk besoj ta kishte për ty. Sepse ti meritoje respekt vëmendje.

Mimozë na fal!

Fation Murati duhet te ishte ne burg. Sepse nëse shteti do e kishte kyçur ne qeli, mbase sot ti do ishe gjalle.

Ai u lirua.

Drejtësia i mbylli sytë, edhe pse dinte kush ishte ai, edhe kur e shpalli në kërkim për masakrën te mbikalimi i Fushe-Krujës ku viktima mbetën Brilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha.

Se shpjegoj dot si mundi të dalë.

Sepse ai u arrestua për një arsenal armesh. Por mesa duket për të fortët të tërë mbyllin një sy e një vesh.

Fation Murati ndodhej në vilen luksoze kur ti rropateshe duke lare gotat në banak e pranë teje rrinte mbesa jote.

Plumbat mbi trupin tënd janë plumba qe na kanë vrarë sot të gjithëve.

Na fal Mimoze qe s’të mbrojtëm dot!

Të gjithë jemi fajtorë.

Etiketa: Don BoskoMimoza Pajavrasje


Ju sugjerojmë

Asgjësohen 284 bimë narkotike/ Arrestohen pranë parcelave ku i kultivonin 2 shtetas
Aktualitet

Asgjësohen 284 bimë narkotike/ Arrestohen pranë parcelave ku i kultivonin 2 shtetas

27 Qershor, 2025 12:26 pm
Zjarri në Mirditë, kryetari i bashkisë thirrje të ndërhyhet nga ajri: Situata është kritike
Aktualitet

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të shuara në 24 orë

27 Qershor, 2025 12:21 pm
KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe
Aktualitet

KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe

27 Qershor, 2025 12:06 pm
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Rajoni

Shtyhet për nesër përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

27 Qershor, 2025 12:02 pm
Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim
Rajoni

Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim

27 Qershor, 2025 11:49 am
Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!
Aktualitet

Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!

27 Qershor, 2025 11:44 am
Drejt fundit rinumërimi në Tiranë, PD humb më shumë vota krahasuar me PS
Aktualitet

Drejt fundit rinumërimi në Tiranë, PD humb më shumë vota krahasuar me PS

27 Qershor, 2025 11:29 am
Kriza politike në Kosovë/Haxhiu: Nëse s’i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem
Rajoni

Kriza politike në Kosovë/Haxhiu: Nëse s’i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem

27 Qershor, 2025 11:22 am
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Rajoni

Albin Kurti fton në takim liderët e partive pas vendimit të Kushtetueses

27 Qershor, 2025 11:14 am
Geraldina Apponyi-Zogu/ Mbretëresha e shqiptarëve në shtypin e huaj të kohës
kulture

Geraldina Apponyi-Zogu/ Mbretëresha e shqiptarëve në shtypin e huaj të kohës

27 Qershor, 2025 11:07 am
Para
SIPRI: Europa armatoset fuqimisht

SIPRI: Europa armatoset fuqimisht

Meta takohet me Berishën në selinë e PD-së

Meta takim me Berishën në selinë blu

Firmosi për policinë dhe u largua.Kush është Fatjon Murati, në lokalin e tij ndodhi sulmi

Firmosi për policinë dhe u largua.Kush është Fatjon Murati, në lokalin e tij ndodhi sulmi
















TE FUNDIT

Asgjësohen 284 bimë narkotike/ Arrestohen pranë parcelave ku i kultivonin 2 shtetas

Asgjësohen 284 bimë narkotike/ Arrestohen pranë parcelave ku i kultivonin 2 shtetas
27 Qershor, 2025

U kapën gjatë natës, te 2 parcelat ku kishin kultivuar bimë narkotike, vihen në pranga 2 shtetas në Fier. Ndërkohë...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të shuara në 24 orë

Zjarri në Mirditë, kryetari i bashkisë thirrje të ndërhyhet nga ajri: Situata është kritike
27 Qershor, 2025

Situata e zjarreve në vendin tonë vijon të mbetet nën kontroll. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, përgjatë 24 orëve...

Lexo më shumë

KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe

KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe
27 Qershor, 2025

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpërndarë mandatet për kandidatët fitues në qarkun e Beratit, Dibrës, Shkodrës e Vlorës, si dhe...

Lexo më shumë

Shtyhet për nesër përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
27 Qershor, 2025

Është shtyrë për nesër përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Seanca për vendosjen e institucioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com