Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë mbrëmje në kryeqytet. Mësohet se ngjarja është shënuar në rrugën “Don Bosco”, ndërsa ka dyshime për 2 persona të plagosur. Sipas të dhënave të para mendohet se konflikti ka ndodhur në ambientet e një lokali, ndërsa personat e plagosur janë dërguar në spitalin e traumës. Pritet një reagim zyrtar nga ana e policisë./Opinion.al