Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjiknuri takim me strukturat e PS në Belsh: Berisha-Meta s’kanë program

2023/03/10 at 7:14 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Arif Tafani zhvilloi një takim me strukturën e Koordinimit Elektoral Belsh.


Gjiknuri që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, kërkoi mbështetjen dhe kontributin e çdo qytetari për PS-në në zgjedhjet e ardhshme për të vijuar zhvillimin e zonës.

“Ne pak nga pak po afrohemi drejt garës për bashkitë. Kandidatin tashmë e kemi, kundërshtarin e dimë. Alternativat i kemi të qarta. Na duhet puna e gjithësecilit që ne të arrijmë rezultatin maksimal.  Unë them që këtu në Belsh ne kemi mundësi që të shkojmë me gojën plot te njerëzit. Përse? Sepse janë bërë shumë punë. Unë kam qenë dëshmitar i shumë investimeve të bëra. Të tjera do vijnë. Interesi është shumë i madh. Këtu po bëhet një treg i ri modern bujqësor. Belshi do futet tani te pjesa më e vizituar e Shqipërisë”, tha ai.

Numri dy i socialistëve nënvizoi se dyshja Berisha dhe Meta nuk kanë asnjë program dhe alternativë serioze. “Kundërshtarët do vijnë. Kundërshtari ka një gjë, ai që s’ka bërë asgjë premton qiejt. Ata vijnë e thonë ty do të fus në punë, do dyfishoj rrogat. Po kush do e bëjë këtë? Ilir Meta me Sali Berishën? Apo kandidati i tyre në terren. Çfarë alternative ofron ai këtu në terren përveçse të kthehet në bunker i Sali Berishës dhe Ilir Metës? Nuk ka çfarë të ofrojë ai.  Të vetmen gjë që do përdorë është  gënjeshtra te njerëzit.  Çfarë do bëjë ai po s’pati qeverinë nga mbrapa?”, tha Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve u shpreh se PS hyn në këto zgjedhje si një alternativë zhvillimi që e ka treguar me punë dhe vepra. “Alternativa tjetër është revolucion përmbysje. Ilir Meta me Sali Berishën përmbysje. Do vijmë ne thonë në pushtet. Unë nuk dua të merrem me ata se ju e keni parë unë nuk e kam zakon të merrem me të kaluarën as të ofendoj njeri, unë di të ofroj atë që quhet e prekshme edhe që është për të mirën e qytetarëve.  Këtu ndjehem mirë sepse në Belsh ne vijmë duarplot edhe ballëlartë me gjithë këto punë të mira që kemi bërë”, tha ai.

Gjiknuri nënvizoi se pavërësisht sfidave si tërmeti dhe pandemia, qeveria ka qenë pranë njerëzve.  “Megjithëse në kushte të vështira qeveria e Edi Ramës ka treguar që është në lartësinë e duhur. Ne kemi kaluar vite të vështira. Pandemia, tërmeti, pastaj lufta në Ukrainë me rritjen e çmimeve.  Ama qeveria prapë iu gjend njerëzve, sidomos njerëzve më në nevojë, me çfarë mundësie që kishte.  Nga ana tjetër Belshi duke u investuar më shumë, duke e marrë këtë reputacion që ka, do jetë një krahinë edhe më e vizitueshme dhe me një progres dhe rritje ekonomike shumë më të madhe”, deklaroi ai.

Kryetari I Bashkisë së Belshit renditi një sërë investimesh të rëndësishme që janë kryer në këtë zonë. Ai theksoi se Bashkia ka pasur gjithë mbështetjen nga qeveria për të realizuar projektet infrastrukturore që e kanë kthyer Belshin në një atraksion turistik.

“Në qoftë se ne duam që të arrijmë në destinacionin që i kemi vënë vetes nga 2015-a ta shohim Dumrenë atje lart një nga vendet më turistike dhe më atraktive të vendit duhet që të votojmë për Partinë Socialiste.  Në një vend me plot halle si Shqipëria, dhe me hallet e shtuara si tërmeti, pandemia, rritja e çmimit për shkak të luftës, nuk ka për të gjithë se Shqipëri është. Por Belshit prapë nuk i kanë munguar investimet. Mos harroni që kjo shëtitorja këtu ka përfunduar në vitin 2020, agro-turizmi i marinës ka filluar në vitin 2020, tregu sapo ka filluar, po ashtu dhe pika e grumbullimit”.



Ju sugjerojmë

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania
Bota

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania

11 Dhjetor, 2025 4:14 pm
Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho
Aktualitet

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho

11 Dhjetor, 2025 3:45 pm
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK
Aktualitet

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

11 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëve

11 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij
Aktualitet

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho shpalos platformën e tij

11 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën
Kryesore

Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Doli i lidhur me Ramën

11 Dhjetor, 2025 2:16 pm
Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve
Kryesore

Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve

11 Dhjetor, 2025 1:39 pm
Në garë për kreun e SPAK, Gokaj: Do ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie
Aktualitet

Në garë për kreun e SPAK, Gokaj: Do ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie

11 Dhjetor, 2025 1:24 pm
Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe BE kundër Paqes Fiskale
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe BE kundër Paqes Fiskale

11 Dhjetor, 2025 1:21 pm
Gara e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale
Aktualitet

Gara e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale

11 Dhjetor, 2025 12:54 pm
Para
Barcelona akuzohet për korrupsion për pagesat ndaj ish-zyrtarit të gjyqtarëve

Barcelona akuzohet për korrupsion për pagesat ndaj ish-zyrtarit të gjyqtarëve

Përplasen 4 automjete në aksin Lezhë-Milot, ka të plagosur

Aksident në Korçë, automjeti përplas një këmbësor që po kalonte rrugën

Dhunohet barbarisht mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë

Aksidentoi në Shëngjin fëmijën nga Afganistani dhe largohet, kapet një 45-vjeçare
















TE FUNDIT

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania
11 Dhjetor, 2025

Kroacia nënshkroi një marrëveshje sot me Gjermaninë për të blerë 44 tanke Leopard 2A8 gjatë vizitës së kryeministrit kroat Andrej...

Lexo më shumë

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho
11 Dhjetor, 2025

Drejtuesi i ri i SPAK është zgjedhur sot me 7 vota, Klodjan Braho. Ai do të pasojë në këtë detyrë...

Lexo më shumë

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK
11 Dhjetor, 2025

Klodian Braho është kreu i ri i SPAK. Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me votim të hapur për drejtuesin...

Lexo më shumë

Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëve

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
11 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka prezantuar një skemë që mundëson sigurimin e vizës amerikane për periudhë afatgjatë për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com