Është zbardhur itenerari që ka ndjekur Dan Hutra, 40-vjeçari i cili dyshohet se është autor i plagosjes së ish-bashkëjetueses së tij dhe nënës së saj, dhe vrasjes së familjareve të tyre.
Sipas Balkanweb, 40 vjeçari përveç armës së krimit, kallashnikov, me vete kishte dhe një thikë, të cilën dyshohet se e përdori për të plagosur ish-të dashurën Marjana Gurakuqi.
Pasi mbërriti në shtëpinë e ish-bashkëjetueses, Hutra qëlloi fillimisht me armë në drejtim të motrës së saj, Mevlute Hysa, duke e lënë të vdekur, dhe më pas qëlloi me armë dhe me thikë ish-bashkëjetuesen, Elena Hysa, 35 vjeçe, në sy të fëmijës së tyre të mitur.
Por siç duket Hutra, një vrasës serial nuk është mjaftuar me kaq, pasi ka qëlluar me armë ndaj ish-vjehrrës, Kujtime Hysa dhe nusen e vëllait të ish-bashkëjetueses 30-vjeçaren Hasime Dafku.
Fill pas krimit dyshohet se autori është larguar me shpejtësi me një mjet tip Benz ngjyrë e errët drejt Kamzës, atje ku mendohet se kreu dhe krimin tjetër, duke qëlluar me armë disa herë në drejtim të 31-vjeçares Elteva Kurti.
Kjo e fundit është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar përjetë për vrasjen e Agim Bucit.
Hetuesit kanë dyshime të forta se Dan Hutra është i autor i këtyre ngjarjeve kriminale, pasi është përdorur një kallashnikov, dhe në të dyja zonat është parë që të qarkullonte e njëjta makinë.
Kujtojmë se 40-vjeçari, me precedentë të shumta penale, kishte dalë nga burgu më 16 shkurt.
Aktualisht ai është shpallur në kërkim nga policia.