Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në Shqipëri.
Mësohet se një 40-vjeçar në Fier ka humbur jetën gjatë punës në ndërmarrjen e përpunimit të metaleve.
Sipas policisë, viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale A.M.. ndërsa dyshohet se është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.